Flet shoqja e ngushtë e Klodianës: Ish-bashkëshorti ishte i dhunshëm, ishin ndarë dhe kishte…

Date:

- Advertisement -

Vrajsa e 36-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa ka tronditur mbarë Italinë, ndërsa ngjarja e rëndë është pasqyruar në mediat italiane që kanë zbardhur edhe detaje të reja.

Klodiana u ekzekutua me një plumb në kokë teksa ishte duke u kthyer në shtëpi, në Castelfiorentino, rreth 30 kilometra nga qyteti i Firences.

I dyshuari kryesor është Alfred Vefa, ish-bashkëshorti 44-vjeçar i shqiptares, dhe babai i fëmijëve të saj.

Klodiana ishte punëtore, një grua e mrekullueshme. Para disa vitesh ajo më në fund arriti të ndahej nga i shoqi, një burrë jo i mirë. Një njeri i dhunshëm. Të gjithë e dinim”, deklaroi shoqja e saj.

Shoqja e Klodianës thotë se nuk ka dyshime që vrasësi është ish-bashkëshorti i saj.

“Ai pastaj kishte filluar një jetë të re, kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu në atë gjest. Ishte një ekzekutim, nuk kishte shpëtim”, ka komentuar në fund ajo, e bindur se ka qenë i shoqi që ka vrarë Klodianën.

Ajo u pyet nëse mendon se ish-bashkëshorti mund të kryejë vrasje apo vetëvrasje tashmë që ndodhet në arrati.

“Duke e njohur atë, jo. Ai do të përpiqet të arratiset, ndoshta do të kthehet në Shqipëri”. Më pas mendimet kthehen tek fëmijët e çiftit: “Ata fëmijë mbetën vetëm… Si do ta mbijetojnë këtë traumë?”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related