Historia e pathënë/ Laert Haxhiu nuk kreu vrasjen e porositur, grupi i Veriut mori hak tek babai i tij duke i marrë pronat në Lushnje

Date:

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Story në Top Channel u diskutua zbardhja e 6 vrasjeve nga policia me ndihmën e të të penduarit, Artan Tafani.

Gazetarja Anduena Llabani ka treguar një histori prishje pazaresh mes Leart Haxhiut dhe një bande nga veriu, ku dëmin e pësoi pikërisht i ati i Laertit.

“Pak kohë më parë, babai i Laert Haxhiut, i cili posedonte një vathë, diku në periferi të qytetit, ka patur diku tek rreth 500 kokë dele, dhe befas 2 persona nga veriu ia kanë marrë pronën pa bërë asnjë rezistencë.

Çështja duke si diçka e thjeshtë fshatarësh, por në fakt bëhet fjalë për një deal të prishur, mes Leartit dhe grupit nga veriu të cilët kishin porositur një vrasje e cila nuk ishte kryer.

Dhe në këmbim të mos kryerjes së vrasjes, ata kishin shkuar kështu tek babai i Leartit dhe i kishin marrë kështu gjithçka që ai kishte e me të cilën jetonte.

Ai e ka lënë këtë duke ditur se u bë kolateral, dhe u bë klering material i gjërave.

Leart Haxhiu i cili ka porositur të gjithë grupin e tij për të kryer vrasje të tilla, kanë qenë për kundrejt parave. Në disa raste, këta persona nuk janë paguar.

Një pjesë e mirë kanë dëshmuar edhe për faktin se nuk kanë pasur para. Por dhe vetë Learti kur të ekstradohet, do të flasë sepse do kërkojë t`i shpëtojë burgimit të përjetshëm,” tha gazetarja.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related