“Fli mami se do të vonohem”, fjalët e fundit të 20-vjeçarit. Familja e alarmuar: Nuk kemi asnjë lajm!

Date:

- Advertisement -

Midis 47 viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi është dhe studenti grek Anastasios Koutsopoulos.

“Shko fli mami se do vonohem”, këto kanë qenë fjalët e fundit të 20-vjeçarit grek para se të ndodhte përplasja e dy trenave në Larisa.

Mediat greke shkruajnë se shanset që ai të gjendet i gjallë, pasi referuar dhe dëshmisë së të dashurës së tij, Anastasios Koutsopoulos nga Karditsa ishte ulur në vagonin e dytë ose të tretë.

“Nuk kemi asnjë lajm nga ai. E dimë që nuk ka qenë në vagonin e parë, por në të dytin ose tretin. Kemi kërkuar në çdo spital dhe nuk e kemi gjetur. Po ashtu kemi kërkuar edhe pasagjerët që janë transportuar me autobusë, por pa rezultat”, kanë thënë familjarët e tij.

Raportohet se, 20-vjeçari, i cili ishte student i Bujqësisë, hipi në tren në orën 21:20 të së martës mbrëma.

Telefonata e tij e fundit ishte me nënën e tij në orën 22:50 të së njëjtës natë. Sipas të njëjtave informacione, 20-vjeçari i ka thënë nënës së tij se treni ka qenë shumë i mbushur me njerëz dhe se do të ketë vonesa.

(BalkanWeb)

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mund t’i bashkohet Kombëtares, Bayern Munich “mesazh” PUBLIK sulmuesit shqiptar

Dita e sotme është shumë e veçantë për një...

Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme...

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...