Foto e dokumentit/ U kallëzua nga Noizy dhe babai i tij, akuza që rëndon mbi Cllevio Serbianon

Date:

- Advertisement -

Ditën e sotme, u ndalua në Rinas Kleviol Ahmeti, i njohur nga të gjithë si Cllevio. Ai është denoncuar nga Noizy, pasi ky i fundit pretendon se ndihet i kërcënuar.

Po si erdhi ngjarja deri këtu?

Kjo ngjarje erdhi si pasojë e ofendimeve të bëra vazhdimisht nga Cllevio nëpër rrjete sociale. Ai kishte filluar pothuajse para dy vitesh të bëhej viral nëpër rrjete sociale, ku thyente rekorde të shikueshmërisë. Gjatë kësaj kohe, ai ofendonte rëndë Rigelsin dhe anëtarët e grupit “OTR”, madje kishte publikuar edhe një video duke e ndjekur me makinë babanë e reperit, këto provokime përfunduan pasi Cllevio u arrestua në muajin mars të vitit 2021 në Shqipëri.

Gjatë 13 muajve që Cllevio ishte në burg, në “botën” e shoëbizit shqiptar ndodhi pajtimi i dy rivaleve Noizy dhe Arkimed Lushaj apo siç njihet ndryshe Stresi, të cilët i harruan ofendimet, “diss-at”, përleshjet dhe ia zgjaten dorën e pajtimit njëri-tjetrit. Por, në momentin që Klevioli u lirua nga burgu, Arkimedi dhe shoqëria e tij i kërkuan që të mos vazhdonte më me ofendime ndaj grupit “OTR” dhe veçanërisht ndaj reperit “Noizy”.

Ai kishte premtuar se nuk do të ofendonte por se këtë premtim nuk e mbajti edhe aq gjatë, jo vetëm që filloi të ofendonte sërish të njëjtit persona, por tashmë i kishte prishur edhe raportet me mikun e tij më të ngushtë, Stresin.

Më pas, me 6 qershor, Cllevio shkoi në rrugën Currilave në Durrës. Sipas Cllevios, kishte vendosur t’i kërkonte falje Noizy’t por situata u tensionua menjëherë si doli Rigelsi nga lokali i tij u vërsul në drejtim të Klevios për ta goditur atë, por ky i fundit arriti t’i shpëtonte goditjes së parë duke tentuar të iktë ai u zu nga Noizy dhe dy anëtarë tjerë të grupit “OTR”.

Kush është “Cllevio Serbiano”?

Reperi, Kleviol Ahmeti ka lindur në vitin 1986 dhe është me prejardhje nga qyteti i Lushnjës, ai kishte jetuar 11 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte pjesë e grupit “The Bloody Alboz”, teksa mbante nofkën “Hudra AKA Problemi”, pasi u kthye në Shqipëri ndryshoi nofkën në “Cllevio Serbiano” e që në vitet e fundit u bë i njohur përmes rrjeteve sociale.

Në vitin 2014, Cllevio u arrestua për “Trafikim Droge”, pasi rrëzoi një avion të llojit “Piper” që ishte nisur nga Italia me destinacion Divjakën.

Dënimin e përfundoi pas 6 vitesh, kur doli edhe nga burgu pra në 2020-tën dhe vazhdoi të publikonte projekte muzikore, e që më pas filloi të hynte në “Live” në rrjetin social “Instagram”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...