Gjykata e Janinës refuzon azilin politik të Leart Haxhiut

Date:

- Advertisement -

Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik në Greqi. Lajmi është bërë publik në mediat greke, që thanë se të akuzuarit Laert Haxhiu, pasi i është refuzuar kërkesa për azil, është dërguar nën masa të rrepta të sigurisë në burgun e Koridhalos, ku do të mbahet deri në vlerësimin final të kërkesës së tij për azil nga Gjykata e Lartë greke.

Vendimi përfundimtar pritet të merret për një periudhë jo më të shumtë sesa 90 ditë. Gjykata e Janinës tha se mbrojtja e Haxhiut kishte argument bazë në kërkesën për azil publikimet në media, se atij i rrezikohet jeta, prej bandave rivale në Shqipëri. Por, pretendohet gjithashtu edhe se Haxhiu rrezikon në Shqipëri, për shkak të ndjesive të tij filo greke, “pasi minoritarët përndiqen”. Si rast shembull u mor rasti i Fedi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Laert Haxhiu përfaqësohet nga e njëjta zyrë avokatie, që ka përfaqësuar pothuajse të gjithë personat me precedent penalë, që kanë përfituar azil politik në Greqi, në vitet e fundit.

Gjykata e Lartë greke jo rrallë herë, jep azil politik në Greqi, për persona që thonë se kanë ndjesi filo greke dhe se po përndiqen në Shqipëri, për shkak “të regjimit antigrek në Tiranë”. Në të gjitha rastet, dëshmitarë në gjyqet që vendosej azili për këta individë, dalin eksponentë të lartë, drejtues të shoqatave që marrin në mbrojtje minoritetin grek në Shqipëri. Në gjyq po ashtu merr pjesë edhe një zyrtare e lartë e shtetit shqiptar, e cila udhëton në Greqi për të dëshmuar në Gjykatën e Lartë greke, pro çdo rasti të kërkesës së azilit, që zyra në fjalë merr përsipër.

Laert Haxhiu u arrestua nga autoritetet greke më 23 maj 2023, teksa akuzohet për vrasje nga Gjykata e Lushnjës. Ai u vu në pranga, teksa mbante dokumente false gjeorgjiane./ZËRI/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related