Gjykata e Lartë lë në këmbë Kejvina Kthellën, “Audi“ luksoz i mbetet policisë

Date:

- Advertisement -

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Kejvina Kthellës për rikthimin e makinës së blerë nga ish i dashuri i saj Redjan Rraja. Bëhet fjalë për një Audi luksoz me targa italiane, të cilën e reklamonte në rrjetet sociale modelja e njohur.

Kujtojmë se me 8 Shkurt të këtij viti Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) konfiskoi pasuritë e Redjan Rrajës. Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku dhe u plagos “Rrumi i Shijakut”.

Pasuritë e nipit të deputetit përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe makina.

Mes mjeteve të konfiksuara ishte dhe një Audi luksoz model A8, që Redjan Rraja e kishte kaluar në pronësi të modeles Kejvina Kthella. Edhe përse është në pronësi të modeles, mjeti zotërohet në mënyrë të tërthortë nga nipi i ish-deputetit socialist.

“Konsiksohet automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane FW262TW, me numër shasie WAUZZZ4G5GN160958, sekuestruar shtetases Kejvina Kthella sipas procesverbalit të datës 05 Nëntor 2019”, thuhej në njoftim.

Burimi: newsbomb.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related