Hungaria prishi llogarinë e Shqipërisë për kualifikim me 2 pikë, ja pse është më mirë që ndodhi kështu

Date:

- Advertisement -

Hungaria ka arritur që të fitojë kundër Skocisë me shifrat 0-1. Teksa u akorduan 10 minuta shtesë, në minutën e fundit të takimit, Hungaria arriti që të shënonte dhe të merrte tre pikët e arta në grupin A duke përfunduar në vendin e tretë me tre pikë. Shqipëria ishte vetëm një hap larg ëndërrimit për të kaluar më tej edhe me një barazim ndaj Spanjës, pra me vetëm dy pikë në grup. Kjo pasi Skocia dhe Hungaria po mbanin një barazim 0-0 që nuk i shërbente askujt prej këtyre ekipeve, por vetëm Shqipërisë. Nëse kjo do të ndodhte, Shqipëria do të priste edhe një nga dy grupet e saj në llogaritë që ne i kemi përsëritur disa herë dhe që janë tërësisht logjike, për të zyrtarizuar kalimin më tej. Por pas këtij goli të Hungarisë, Shqipëria kalon me një pikë ndaj Spanjës vetëm nëse dalin rezultatet e duhura në ndeshjet e fundit në dy grupe dhe nuk ka asnjë vend për surprizë.

Por në këtë Europian anormal, është realisht shumë e vështirë pasi ka shumë befasi. Megjithatë duhet theksuar se ndoshta është më mirë që ndodhi kështu, me golin e Hungarisë në minutën e fundit. Ndoshta kjo është e vetmja mënyrë që ne të zgjohemi dhe të kuptojmë se duhet ta marrim me meritë atë biletë dhe jo me një rastësi fati, pa na takuar asgjë. Dhe në fakt është pikërisht ky Europian anormal që po na dërgon deri në këtë pikë, për të diskutuar kualifikimin me dy pikë dhe pa marrë një fitore. Pavarësisht faktit se nuk duhet të harrojmë që ndodheshim në grupin e vdekjes, por realisht Shqipëria kishte shansin për të dalë me 3 pikë ndaj Kroacisë dhe nuk ia doli, pikërisht në saj të këtyre kalkulimeve dhe për faktin që nuk rrezikoj gjithçka për gjithçka. Mbrojtja e Kroacisë është shumë e brishtë në këtë sezon dhe mjafton t’ju kujtojmë se në momentin e vetëm kur Shqipëria u hodh e gjithë në sulm në kërkim të golit të barazimit, e gjeti në fare pak minuta. E imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse ndeshja do të kërkohej të fitohej me patjetër, për të rrezikuar të gjitha? Megjithë respektin maksimal për Kroacinë, por futbolli nuk fitohet gjithmonë me fanellë ose më saktë, në atë ndeshje as fanellë nuk i bënte punë Kroacisë. Shqipëria duhej ta kishte fituar dhe mbyllur takimin që në pjesën e parë, ndërsa Silvinjo në të dytën zgjodhi lojtarë për të mbrojtur rezultatin dhe jo për t’i dhënë fund asaj historie.

Dhe në rast se do të kishim marrë tre pikët me Kroacinë, do të kualifikoheshim dhe nëse do të humbisnim ndaj Spanjës, për ta vendosur veten në pozita të tilla tani. Por Silvinjo ka treguar se është një trajner që mëson, nëse ndaj Italisë nuk vendosi tre mesfushorë për të përballuar kundërshtarin, e bëri ndaj Kroacisë dhe rezultoi gjetje brilante. Asllani-Ramadani-Laci dhe Bajrami që shkonte në vendin e Seferit. Tani Silvinjo me siguri ka mësuar edhe për faktin se Arbër Hoxhës nuk mund t’i lihet mundësia për të luajtur vetëm pesë minuta ashtu si edhe që Armando Broja mund të mbyll ndeshjet kur i gjithë kundërshtari hidhet në sulm për të na rrezikuar portën. Ndoshta është më mirë kështu, që Shqipëria të masë forcën e saj.

Nëse Maqedonia e Veriut la Italinë pa Botëror, nëse Japonia mund Spanjën në ndeshjen e fundit të grupit të Botërorit dhe për disa minuta e nxorri jashtë garës, atëherë Shqipëria nuk mund ta konsiderojë gjatë ekipin e dytë të Spanjës, nëse do të flasim për ekipin më të mirë në historinë e Shqipërisë. Nuk është vetëm çështje emrash dhe lojtarësh se ku luajnë edhe ata të ekipit të dytë, por flitet për 11 lojtarë të tjerë që hidhen papritur në fushë dhe që nuk kanë luajtur kurrë më parë së bashku në një ndeshje zyrtare, karshi një 11-she si ajo e Shqipërisë që nesër duhet të luajë ndeshjen e jetës. Nëse edhe në këtë krahasim, peshorja do të anojë në anën e Spanjës, atëherë është më e denjë që të kthehemi vetë në shtëpi dhe të mos presim më dhurata nga dy grupet e tjera, edhe nëse do të na vijnë. Ky është momenti për të treguar sesa na vlen lëkura pasi më herët po e krahasonim këtë Shqipëri me Greqinë e EURO2004 dhe në fakt nuk është edhe aq cmenduri, Greqia fitoi një Europian identik të tillë, ku të gjitha ekipet e mëdha po zhgënjejnë shumë dhe po paraqiten dobët. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Egnatias nuk i lejohen hapat fals, Edlir Tetova “kopsit” titullarët

Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Borac...

FOTO/ Tritoli në Elbasan, Xhovana Nikolli MESAZH Nuredin Dumanit: Ti s’je burrë por ordiner!

Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në...

Raporti i Komisionit Europian: Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%

Shqipëria renditet e para në rritjen e turizmit duke...