I akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, arrestohet në Fushë-Krujë killeri i dyshuar

Date:

- Advertisement -

Është arrestuar ditën e sotme në Fushë-Krujë, Elmir Tufa, i akuzuar si autori i vrasjes së Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Tufa është vënë në pranga gjatë një aksioni të forcave “Operacionale” të policisë në Fushë-Krujë.

Tufa ishte në kërkim prej tre vitesh përpara se të merrte pjesë në vrasjen e Kastratit në 1 shkurt të 2021 në Fier.

Elmir ose Ermir Tufa nga fshati Buran i Krujës, sipas hetimeve të prokurorisë, rezulton të jetë dhe autor i grabitjes me armë të 19 mijë eurove, ngjarje kjo e ndodhur në 25 shtator 2018 në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

40-vjeçari Shkëlzen Kastrati u ekzekutua pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip “Range Rover”, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë vëllait të tij vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i morën jetën shokut të tij, Denis Kasaj.

Në vrasjen e Kastratit, Elmir Tufa dhe Albert Zaja dyshohet të kenë qenë në rolin e vrasësit me pagesë./voxnews.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related