I përlotur xhaxhai i 18 vjeçarit që e vranë djemtë e “babit”: E rrita që 5 vjeç jetim

Date:

- Advertisement -

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Podujevë, ku një 18-vjeçar u dhunua për vdekje me shufra hekuri nga dy të rinj ka marrë reagim të gjerë publik.

Mësohet se shkaku i sherrit mes viktimës Lulzim Fejzullahut dhe autorëve Eltion Kadriu 16 dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç ishte radha për t’u qethur në berberhanen e qytetit.

Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i viktimës ka folur i përlotur për mediat. Në një rrëfim të ndjerë ai është shprehur se djali ka qenë jetim që 5 vjeç dhe e kanë rritur si të munden, ndërkohë që ka një motër dhe një vëlla tjetër.

“Asnjë shenjë në trup djali se ka, veç në kry. Kjo është tentatim vrasje dy herë, një herë me veturë, një herë me stupca. Djali e ka një vëlla dhe një motër para vete. Ky pa prindërit ka qenë qysh në moshën 5-vjeçare. E kemi rritur qysh kemi mujtë, as borxh, as hile kurrkujt si kemi.
Po mujkan shqiptarët me e bë edhe këtë punë. Unë veç kërkoj drejtësi maksimale. Nëse ka drejtësi për këtë rast iu kisha lutur shtetit, Prokurorisë, kujdo drejtësi maksimale. Me dalë me e mbyt një jetim pa të bë sen, pos shqiptarët po e bojkan. Në vend që me ia çu një kafshatë bukë me i ndihmu, e mbytë stupc. Na ka mbyt…çka me bo…”, u shpreh ai me lot në sy.

Dy të rinjtë janë në paraburgim teksa ata do të gjykohen si të mitur dhe dënimi maksimal që mund t’u jepet është 10 vite burg për secilin.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related