Inter – Milan, formacionet e mundshme, kush shkon ne finale?!

Date:

- Advertisement -

Edin Dzeko do të rikthehet në formacionin titullar të Inter-it dhe Rafael Leao pritet të startojë për Milan-in në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndehsja do të fillojë në ora 21:00 në “San Siro” me Inter-in që janë në cilësinë e vendasit, derisa ata e kanë edhe avantazhin nga ndeshja e parë duke udhëhequr me rezultat 2:0.

Simone Inzaghi pritet ta përdorë të njëjtin formacion si javën e kaluar me Romelu Lukaku-n fillimisht në bankë rezervë, derisa dy sulmuesit tjerë: Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko do të luajnë nga fillimi.

Milan Skriniar është i vetmi lojtar që do të mungojë në radhët e Inter-it.

Në anën tjetër, trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, pritet t’i bëjë disa ndryshime në ekipin e tij.

Pra, ylli i kuqezinjve, Rafael Leao do të rikthehet sonte dhe do të luajë nga fillimi, derisa Malick Thiaë mund të startojë në qendër të mbrojtjes në vend të Simon Kjaer dhe Alexis Saelemaekers është favorit ndaj Junior Messias në krahun e djathtë.

Aster Vranckx, Yacine Adli, Sergino Dest, Ciprian Tatarusanu dhe Tiemoue Bakayoko janë të gjithë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi të kofshës.

Milan-i nuk ka shënuar në tre ndeshjet e fundit kundër Interi-t dhe asnjëherë nuk ka kaluar katër ndeshje radhazi pa e gjetur rrjetën kundër rivalëve të tyre të qytetit.

Interi fitoi tre derbi ndaj Milani-t këtë sezon dhe e vetmja herë që i ka mundur kuqezinjtë katër herë në një sezon ishte në sezonin 1973-74.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Thiaë, Tomori, Hernandez; Tonali, Kruniç; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud./AlbanianPost

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related