‘A do e takojë Berisha Luizin tani?’, ndjekësit ngacmojnë Armina Mevlanin

Date:

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka përmendur disa herë ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, por kur doli mbështeti kandidatin e PS-së për Shkodrën, Benet Beci. Kjo, pasi, këngëtari tha se e ka mbështetur më parë edhe pse nuk e njihte personalisht.

E tashmë fansat e këngëtarit të njohur janë kuriozë të dinë nëse ai do të takohet me Berishën apo jo.

Madje këtë pyetje ia kanë bërë edhe nuses së Sali Berishës, Armina Mevlanit, teksa kjo e fundit ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”.

“A do ta takojë Sali Berisha Luizin?”, ishte pyetja e fansit.

Armina duket se është bezdisur me këtë pyetje dhe i është përgjigjur:

“Hahaha, nuk jam sekretarja e asnjërit prej të dyve për momentin, nuk e di”, duke e shoqëruar edhe me emoji që qesh me lot.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...