“Interi e meritoi”, Maldini sulmon pronarët: As ne s’e dimë si arritëm në gjysmëfinale

Date:

- Advertisement -

Paolo Maldini ka folur për “Mediaset” në përfun dim të derbit. Konkret dhe i saktë si në kohët kur luante. Drejtori i zonës teknike të kuqezinjve, ka analizuar rrugëtimin dhe objektivat e skuadrës.

Si e gjykoni këtë sezon pas një humbjeje të tillë?

Udhëtimi nuk ka përfunduar. Kemi për detyrë të përpiqemi të kualifikohemi mes katër të parave në kampionat, dhe më pas të presim se çfarë do të ndodhë me Juventusin. Arritja në gjysmëfinale ishte një gjë e mrekullueshme, madje e papritur. Sigurisht, nëse has Interin, eliminimi bëhet më i dhimbshëm e njëkohësisht e bën rrugën të duket më pak e bukur sesa ishte… Por duhet të jemi të kthjellët, të aftë dhe të sinqertë: kemi arritur deri këtu e nuk e prisnim.

A ka hendek me Interin?

Hendeku është real: në 4 ndeshjet e fundit nuk ka pasur konkurrencë. Derbi i fundit u luajt pak më mirë, por gjithçka ishte e kompromentuar nga rezultati i ndeshjes së parë. Është mënyra e lojës së Interit ajo që na trondit dhe nuk gjejmë kundërmasa, por nuk duhet harruar se kemi luftuar edhe kundër skuadrave më pak të forta se Interi në periudhën e fundit pa arritur atë që donim.

Sa kohë, deri në rinovimin e Leaos?

Jemi te detajet, ka gjëra shumë të vogla për të rregulluar, por me siguri do të bëhet.

Si do ta vlerësonit sezonin e Milanit me kualifikimin në Ligën e Kampionëve të ardhshëm?

Do të ishte për notën 8. E thamë vitin e kaluar: nuk jemi strukturuar ende për të garuar në dy turne si Champions-i dhe kampionati, u thamë shtypit dhe pronarëve tanë. Pra, ata e dinë shumë mirë… Është një rrugë që ka sjellë rezultate të shkëlqyera sportive dhe ekonomike. Ka shumë lojtarë të rinj dhe projekti është i tillë që i jep përparësi De Ketelares, i cili nuk është Dibala, por me siguri që do të rritet.

A mos ndoshta ky ekip u ndie i ngopur pas titullit?

Bark plot jo, por gjithsesi u ndodh atyre që arrijnë rezultate të caktuara, kur fiton dhe fiton përsëri. Te Milani nuk lejohet të ndihesh i ngopur. Mendoj se kjo skuadër ka mundësi për t’u shfrytëzuar. Rikthimi në këtë nivel duhet shfrytëzuar, edhe ekonomikisht duke investuar për të qëndruar në mesin e katër më të mirëve dhe për të bërë mirë në Serinë A.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mund t’i bashkohet Kombëtares, Bayern Munich “mesazh” PUBLIK sulmuesit shqiptar

Dita e sotme është shumë e veçantë për një...

Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme...

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...