“Janë pabuksa”, Robert Aliaj bën deklaratën e turpshme për fansat e Luizit (Video)

Date:

- Advertisement -

Robert Aliaj tha dje se Kristin e sheh si finalistin e katërt dhe sipas tij ai duhej të kishte fituar më parë këtë status. Ai u shpreh dje në një deklaratë se nuk besonte se votonin njerëzit që komentojnë në rrjete sociale, duke i cilësuar këta të fundit “pabuksa”.

Përmes një video ai ka sqaruar se deklaratën e tij e cila u bë virale në rrjet, duke thënë se nuk lidhet me të gjithë, por me profilet ‘fake’ që bëjnë komente të ulëta, kërcënime, ofendime. Roberti thotë se i respekton shqiptarët dhe nuk i ofendon dhe pse shpesh herë është kritik.

Video e Robertit

“Deklarata është nxjerrë nga konteksti. Dhe po abuzohet me qëllim manipulimi. Tani është lojë manipulimi. Kështu që dua t’ju sqaroj se deklarata ime ishte kundër profileve fallco, që fyejnë na denigrojnë dhe më keq na kërcënojnë jetën. Çka është e tmerrshme është se vajza ime vjen çdo ditë nga shkolla e na pyet:

“Çfarë ka ndodhur se na mbytën me mesazhe?” Me kërcënime, me fyerje, me fjalë që ajo disa herë nuk ia di as kuptimin, por edhe kur ua di kuptimin, është shumë fyese për një vajzë të vogël. Dhe janë gabime shumë të tmerrshme. Pra, mesazhi im i djeshëm u adresohet këtyre njerëzve të papërgjegjshëm që përdor këto mediat për të fyer, denigruar dhe kërcënuar shqiptarët e ndjeshëm.

Pra, nuk kam asgjë kundër shqiptarëve të cilëve unë kam 30 vjet që nuk kam bërë asnjë kompromis në kurriz të interesave publike. Kam pasur edhe unë mundësi të fitoj si gjithë të tjerët, por kam qenë njeri i ndershëm. Dhe në momentin e caktuar 3-4 veta ju manipulojnë juve. Unë i respektoj shumë shqiptarët. Jam kritik, por respektoj shumë njerëzit. I dua shumë dhe nuk ka shans që unë të fyej publikun shqiptar”, thotë ai.

“P.S. Po e shoh të nevojshme t’ju sqaroj se nuk e kam me fansat e askujt, sidomos me ata të Luizit, mbasi marrëdhënia e tyre brenda është shumë miqësore. Thjesht i adresohem pseudo fansave që më shumë po dëmtojnë sesa po ndihmojnë personazhet respektive”, përfundon Roberti.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...

Pushimet e luksit të Asanit me të dashurën në Dubai, dedikimet romantike

Jasir Asani po shijon një periudhë të mirë si...

“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey Manajn: Të ndalen kërcënimet

Rey Manaj është një nga lojtarët më të përfolur...