Kamarieri i një lokali dëshmitar i ngjarjes: Roland Sinani na drejtoi armën, u larguam me vrap

Date:

- Advertisement -

Pasi Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinanin ai doli jashtë banesës private dhe vrau veten.

Dëshmitar i ngjarjes është një kamarier i një lokali pranë banesës ku ndodhi krimi. Ai ka treguar se Roland Sinani ka qëlluar 2 herë në ajër dhe më pas ju ka drejtuar armën kamarierit dhe një vajze që ndodhej aty. Pas kërcënimit me armë, të dy janë larguar me vrap nga aty.

Pastaj kamarieri tregon se ka dëgjuar të shtënën tjetër dhe është afruar për në vendin e ngjarjes ku ka parë Roland Sinanin të shtrirë përtokë.

Sjellim në vëmendje se rreth orës 04:00 të mëngjesit, 43-vjeçari Roland Sinani ka qëlluar me pistoletë duke vrarë gruan e vëllait, Migena Sinani rreth 37 vjeçe në dhomën e saj të gjumit në prani të fëmijës së saj 2 vjeç dhe më pas ka vrarë edhe veten në oborrin e banesës private ku jetonte me prindërit e tij, kunatën e ndjerë, vëllain dhe fëmijët e të vëllait.

Dyshohet se Roland Sinani vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që policia akoma nuk ka një motiv të qartë për arsyet që çuan drejt këtij krimi të rëndë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...

Pushimet e luksit të Asanit me të dashurën në Dubai, dedikimet romantike

Jasir Asani po shijon një periudhë të mirë si...

“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey Manajn: Të ndalen kërcënimet

Rey Manaj është një nga lojtarët më të përfolur...