Planifikonin dasmë, dy ndarjet e bujshme! Si përfundoi lidhja e Olsi Bylykut me partneren pas 4 vitesh. Dafina dhe Dj Geek i japin fund

Date:

- Advertisement -

Lidhja e aktorit të humorit Olsi Bylyku me Eglin ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave rozë.

Artikulli eshte shkruar nga media ‘Panorama‘.

Çifti konfirmoi lidhjen në vitin 2019, ku treguan se kanë një marrëdhënie të konsoliduar. Nuk kanë qenë të paktat rastet ku është folur edhe për dasmën e tyre e gjithashtu edhe për një shtatzëni të mundshme të Eglit.

Por kur të gjithë po presin të konfirmohen këto lajme të ëmbla, çifti duket se i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike është një “follow”. Ata vazhdojnë të ndiqen në “Instagram”, por vetëm kaq.

Prej muajsh çifti nuk shkëmben më as “like” në fotot e tyre e madje Egli ka zhdukur edhe kujtimet me partnerin. Për të mos u mjaftuar me kaq, Olsi ka publikuar së fundmi një nga paroditë e tij, e cila u shpërnda nga qindra ndjekës e miq, por jo nga partnerja e tij.

Të vetmet gjurmë të Olsit në profilin e Eglit kanë mbetur bashkëpunimet mes tyre, pasi ata janë një dyshe shumë e mirë kur flitet edhe për muzikën. Duket qartë që marrëdhënia e çiftit nuk është në ditët më të mira, por a është kjo një ndarje apo një krizë në lidhjen e tyre mbetet ta dëgjojmë nga artistët.

Një tjetër detaj që na tërhoqi vëmendjen ishte edhe fakti që për ditëlindjen e mamasë së Olsit, ndryshe nga çdo vit tjetër, Egli zgjodhi mos të bënte një urim për të. Nga ana tjetër, me një foto krah saj, Olsi i dedikon fjalët më të ndjera.

Mos e publiko o non, festojmë në me njëritjetrin, se robt kanë halle, pse duhet me u gëzu në që kemi ditëlindjen-më tha. Po e di mam, gjitmonë më le me edukatën dhe përgjegjësinë më shumë mbi të tjerët se mbi veten, por ti e meriton çdo ditë feste, çdo ditë ditëlindje, çdo ditë buzëqeshje si çdo nënë në botë. Gëzuar ditëlindjen debulesa ime më e madhe. U bëfsh 100 vjeç”, shkruan Olsi Bylyku.

Ndërkohë, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim vitet e kaluara, ku nga ana e Eglit nuk ka munguar një urim për nënë e Olsit, këtë vit nuk kishte asgjë. Edhe pse Egli ka treguar gjithmonë se me vjehrrën dhe kunatën ka një marrëdhënie speciale. Vetëm pak muaj më parë, Olsi foli për këtë lidhje, duke nënvizuar se nuk kanë debate dhe se kanë gjetur sekretin e jetëgjatësisë së kësaj lidhjeje.

Sekret është se edhe unë edhe Egli kemi qenë të përgatitur për lidhjen që duam të kemi. Ky është gjithë çelësi që shumë njerëz kanë debate. Mendoj unë. Njerëzit asnjëherë nuk përgatiten, gjenden në një lidhje dhe pastaj i merr malli për jetën që kanë pas, i merr malli për jashtë rutinës që kanë me partneren.

Unë dhe Egli kemi qenë të përgatitur që duam të fillojmë diçka serioze dhe për këtë do marrësh disa risqe, të respektojmë dhe e duam njëri-tjetrin, dhe duam ta çojmë aty ku duam ta çojmë. Ky besoj është çelësi. Të tjerë përgjigjen: Nuk besoj se ka një sekret është dashuria. Jo, jo se si të kalojnë 4 vjet nuk ka më dashuri, po ka marrëdhënie, menaxhim, tolerim, për të suportuar njëri-tjetrin dhe pastaj nuk është më dashuri, por partner

Në intervistën e dhënë për Roza Latin, aktori i humorit u shpreh dhe për planet e dasmës që kishin bërë.

“Do martohem si jo. Do të bëj dy dasma se është bërë si traditë. Një dasmë të madhe me fisin, këtë do ta bëjë babi, e paguan babi këtë se do të marrë mbrapsht qokat që ka çuar. E dyta do jetë për qejfin tim, do ta bëj unë, dasma e shoqnisë”.

Por Egli dhe Olsi nuk ishin çifti i vetëm që i dhanë fund lidhjes së tyre të gjatë. Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Thashethemet se marrëdhënia mes çiftit ishte në krizë nisën ku në rrjetet e tyre sociale dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Burimet kanë treguar se Dafina i ka dhënë fund lidhjes për shkak se marrëdhënia mes tyre nuk po funksiononte më. Këtyre zërave u shtohet edhe fakti që gjatë koncerteve, dyshja nuk e kishte më kiminë që ka pasur historikisht në skenë. Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mund t’i bashkohet Kombëtares, Bayern Munich “mesazh” PUBLIK sulmuesit shqiptar

Dita e sotme është shumë e veçantë për një...

Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme...

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...