Klauzola “merr në qafë” Stiven Shpendin, nuk e lejon të largohet nga Empoli për të luajtur më shumë

Date:

- Advertisement -

Kalimi i Stiven Shpendit nga Çezena te Empoli gjatë verës ishte një nga lëvizjet më të bujshme të futbollistëve shqiptarë në kampionatin italian. Djalosh bëri hap të dyfishtë nga Seria C, në Serinë A, por për fat të keq, impakti i tij me klubin e elitës nuk ka qenë ashtu siç shpresonte ai.

Përshtatja ka qenë më e vështirë se sa mendohej dhe për momentin futbollisti shihet si një alternativë për minutat e fundit nga skuadra italiane, në rastin më të mirë. Djaloshi do të dëshironte që të luante më shpesh dhe shumë klube në Serinë B kanë kërkuar huazimin e tij, Por kjo është e pamundur për shkak të klauzolave në kontratë.

Sipas asaj që shpjegojnë mediat italiane, Shpendi është dhënë nga Çezena në huazim me të drejtë blerje vetëm në verën e vitit 2025, kur hyn në fuqi klauzola për transferimin përfundmtar të tij. Kjo nuk ia lejon Empolit që ta huazojë në një klub tjetër gjatë kësaj periudhe, pa blerë më parë plotësisht kartonin e futbollistit për ta pasur në pronësi.

Për shkak të bilanceve financiare, Empoli nuk mund ta bëjë një gjë të tillë jashtë afateve të akordit fillestar me Çezenën e për këtë arsye, Shpendi mbetet i bllokuar në klubin e Serisë A, i detyruar që të luftojë atje për minuta në fushën e lojës, sado që të jenë.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related