Kristi rrëfehet pas mbarimit të “Big Brother VIP”: Zhaklina mund të ketë tërheqje se**ale ndaj meje

Date:

- Advertisement -

Kristi foli ne nje interviste për gjithë eksperiencën e tij dhe rrugëtimin e gjatë që nga nisja e spektaklit e deri finalen e madhe të së shtunës.

E priste Kristi impaktin e madh që kishte krijuar jashtë ‘Big Brother VIP Albania’?

Kristi: Impakti që ka patur jashtë, shumica e kuptoi kur dolën. E panë që kanë ndryshuar shumë gjërat. Do them me plot naivitet unë thoja gjithmonë që nuk e kisha idenë që mund te kem fansa, imagjino për të tjerët. Më erdhën shumë gjëra në të njëjtën kohë, bëhet shumë e vështirë.

Kuptova që Shqipëria me të vërtetë është vend shumë ndryshe, kjo e shton konfuzionin tim më shumë. Për mua nuk ka lënë trauma, thjesht kam kaluar shumë gjëra negative. Situata që nuk desha t’i dëgjoja që kanë lënë një gjurmë ose është thjesht kjo koha që duhet të përshtatem nga ky ndryshim i madh.

A e ka menduar në ndonjë moment se mund të jetë fituesi i këtij edicioni?

Kristi: Të them të vërtetën ishte një moment që po e mendoja, pashë që mua në fakt po më shkonin gjërat shumë mirë, kalova shumë sfida personale, familjare, për lojën, romantike, po erdhi një moment që thashë po edhe mundem ta fitoj.

Kristi: Në ca momente mund të kisha dhënë ca goditje. Unë e kam potencialin fizik. Mund të kishte dhe ishte shumë logjike madje. Përmbajtja ime tregoi gjëra të tjera.

Pasi pa suksesin e madh që kishte jashtë shtëpisë, a do të vazhdojë ta kritikojë Luizin Kristi?

Kristi: E di çfarë ështe e bukur? Unë për Luizin kritikat i kam thënë të gjitha brenda. Isha shumë i qartë që në fillim, tani nuk kam asgjë më çfarë të them. Ai tentoi të bëhej kontrolluesi i dinamikave të shtëpisë dhe në një farë mënyre ia arriti. Kam qeshur shumë me atë, problemi nuk ishte Luizi ishin po banorët që mahniteshin nga ajo sjellje. I kam thënë çfarë shikoni ju tek ky person?

A do të kishte dashur Kristi që të kishte qenë në edicionin e parë të ‘BBV’ ku protagonistë kanë qenë Iliri dhe Donaldi?

Kristi: Unë i kam takuar të dy. Donaldi më dha përshtypje që mund të ishte një Luiz, po pak më i moderuar. Ilir Shaqiri është shumë më ndryshe nga mua.

Miku ose mikesha më i/e mirë për Kristin nga ‘BBV’?

Kristi: Deri tani në muhabete, në komunikim ka qenë Dea. Me Dean jam akoma duke folur. Edhe me Zhaklinën kam muhabet shumë të mirë. Me shumicën nuk besoj të kem shoqëri.

A mund të ketë Zhaklina tërheqje seksuale ndaj tij?

Kristi: Sesuale mund të ketë tërheqje Zhaklina, s’është problem. Unë nuk besoj që kam. Do doja një më të re për atë pjesë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...