Kurti letër Zelenskyy-t: Qëllimi juaj është qëllimi ynë, beteja juaj është beteja jonë

Date:

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në njëvjetorin e rezistencës së Ukrainës nga pushtimi dhe agresioni rus, i ka dërguar një letër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në mbështetje të plotë të shtetit dhe popullit teksa e ka uruar për një fitore vendimtare.

Në komunikatën dërguar mediave nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kurti ka potencuar se Kosova dhe Ukraina janë dy popuj që kanë humbur shumë nga qytetarët më të mirë për shkak të planeve imperialiste dhe tokëgrabitëse të shteteve fqinje.

“Në komunikimet e përditshme mes përfaqësuesve të shteteve, janë të shumta letrat e urimit që shënojnë jubile të pavarësisë dhe çlirimeve. Por është e rrallë në histori t’i drejtosh një Presidenti një letër urimi në përvjetorin e rezistencës në vazhdim të vendit të tij”, nis letra e kryeministrit Kurti.

Kreu i ekzekutivit shtoi se edhe pse gjeografikisht të largët, me popuj me madhësi shumë të ndryshme, historitë e dy vendeve përkatëse të shekullit të shkuar dhe të sotmit, kanë një ngjashmëri të dukshme.

“Tani ju jeni në frontin e një lufte të re që duhet t’i japë fund gjenocidit të Rusisë kundër popullit tuaj, si dhe t’u japë fund përpjekjeve të saj imperialiste për të marrë territorin tuaj. Dhe përsëri demokracitë, shtete anëtare të NATO-s, po ju mbështetin ju, ashtu siç na mbështetën ne”.

Kryeministri Kurti kujtoi rezistencën e kosovarëve para 23 vjetëve dhe se si 19 shtete demokratike u bënë bashkë për të ndalur gjenocidin e Serbisë kundër popullit të Kosovës, prandaj shtoi se edhe në Ukrainë po luftohet për të mbrojtur demokracinë, integritetin territorial dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Këto vlera janë po ashtu në rrezik në rajonin tonë: Aleati kryesor i Rusisë në Ballkan, fqinja jonë veri-verilindore Serbia, mban ende një dëshirë të mbuluar hollë për të minuar sovranitetin tonë dhe për të marrë shtëpitë tona. Prandaj, në një kuptim shumë real, qëllimi juaj është qëllimi ynë; beteja juaj është beteja jonë”, tha Kurti.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës bëri që shumica e vendeve të Evropës dhe botës në përgjithësi t’i dalin në krah shtetit ukraianas. Në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova, edhe pse Ukraina nuk e njeh atë si shtet të pavarur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...

Pushimet e luksit të Asanit me të dashurën në Dubai, dedikimet romantike

Jasir Asani po shijon një periudhë të mirë si...

“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey Manajn: Të ndalen kërcënimet

Rey Manaj është një nga lojtarët më të përfolur...