Kush është punonjësi i Ministrisë? Tea: Burri i tezes së Kiarës më tha ‘do të vras’, ishim te dera e Topit! Moderatorja e mohon

Date:

- Advertisement -

Tea Trifoni, ish-konkurrentja e “Big Brother Albania VIP 2”, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme kur është shprehur se Kiara Tito dhe një familjar i saj, e kanë kërcënuar me jetë në ambientet e televizionit kombëtar Top Channel.

Madje, Tea tregoi se për rastin nuk ka bërë kallëzim pasi familjari i Kiarës, më saktësisht burri i tezes së saj, punonte në një ministri. Megjithatë, ajo nuk dha detaje të tjera për emrin apo se çfarë funksioni mban personi që e kërcënoi.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Po aty kishte dëshmitar madje edhe Ronaldo edhe më tha të lutem mos fol.

Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike”, u shpreh Tea Trifoni në emisionin “Më lër të flas”.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të emisionit e ftuar e dy vëllezërve Veshaj ka qenë moderatorja Kiara Tito. Kjo e fundit është pyetur për deklaratën e Teas dhe ka mohuar që ngjarja të jetë e vërtetë, duke thënë se ish-banorja e ka bërë të gjithën për vëmendje.

“S’është e vërtetë. Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje…”, është shprehur shkurtimisht Kiara Tito.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...