Ky është i ‘FORTI’ që urdhëroi vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj

Date:

- Advertisement -

Edmond Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Ky i fundit është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996.

Haxhia ishte kthyer në Shqipëri nga Angli prej disa muajsh. Ndërsa ekzekutori i ngjarjes, nje killer portuges me pagese, mësohet se ka humbur gjurmët në fshatin Gjadër pranë fshatit ku banonte familja Haxhia që dyshohet se e ka strehuar dhe e ka ndihmuar.

EMRAT/ Kush janë organizatorët e vrasjes së Nikulajt, mes tyre një grua!
Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije ngjarja ka ndodhur për movite gjakmarrje dhe se ekzekutori i Nikulajt ka qenë një shtetas portugez i cili ka bashkëpunuar edhe me 5 persona të tjerë të huaj. Njëri prej tyre ka shtetësi shqiptaro-britanike. Te gjitha duket qe jane arratisur tashme jashte Shteti.

Janë shpallur në kërkim:

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

Harry Simson, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik

Gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj:

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

DETAJE/ Anglezi te hoteli i Nikulajt, orientoi portugezin vrasës: Hellooo (Video)
Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura./VoxNews

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related