Lejoi shfaqjen e një filmi shqiptar në Bujanoc, arrestohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës

Date:

- Advertisement -

Policia e Serbisë ka arrestuar mbrëmë në shtëpinë e tij në Nesalcë, Jetmir Ismailin, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Ai lejoi shfaqen e një filmi nga Kosova të financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë. Në lidhje me ngjarjen, kanë reaguan Reagime nga KKSH-ja dhe Presidenca e Kosovës.
Ndaj këtij veprimi të shtetit serb ka reaguar Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, sipas të cilit, aktualisht, i arrestuari Ismaili, është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc.

“Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër, po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc”, deklaroi Lutfiu me një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Ai tha se ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan.

“Skenarët me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm”. Për këtë arrestim, një reagim është bërë edhe nga Kosova. Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, në një postim në Twitter, ka shkruar se ky arrestim ka ndodhur nga represioni i egër prej regjimi të Vuçiçit.

“Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës!”, shkroi Vela. “Represioni i egër nga regjimi i Vuçiçit. Z. Ismaili do të lirohet menjëherë nga paraburgimi”. Represioni i Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe në mënyra të ndryshme. Pasivizimi i adresave është edhe një prej këtyre mënyrave kurse kjo e arrestimit të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, përse ka dhënë leje që të shfaqet një film, është një mënyrë tjetër.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....