Luizi përlotet në studio: Më prekën nënën dhe motrën!

Date:

- Advertisement -

Fituesi i Big Brother VIP2 Luiz Ejlli, ka treguar mbremjen e sotme në “Më lër të flas”, ‘feedbackun” që ka marrë pas BBV nga ndjekësit.

Paçka komenteve pozitive, Luizi tha që është prekur shumë nga ato negativet, të cilat kanë prekur edhe familjen e tij.

Ai tha se familja e tij, pra nëna dhe motra janë akuzuar për mbledhjen e parave në emër të Luizit dhe se i kanë mbajtur për vetë, por Luizi deklaroi publikisht se ato para do të përdoren për të blerë shtëpinë e një familjeje në nevojë.

“Gjatë qëndrimit tim brenda Instagrami është hapur dhe ka arritur shifra shumë të mëdha. Shumë njerëz jashtë kanë thënë, kam pasur ca borxhe që të laj, nuk kanë qenë të mëdha me i krahasu me sa kam fituar janë qesharake, por skam pasur mundësi realisht duke marrë parasysh rrogën shpenzimet, qiranë nuk ia dilja me i la. Sot i kam të hequra. Shumë njerëz kur e dëgjuan këtë rrëfim kanë kontaktuar nënën time dhe motrën dhe i kanë thënë duam ta ndihmojmë këtë djalë për qejf pa interes. I kanë thënë të hapin një “GoFundMe” ku të depozitojnë para dhe e kanë hapur nëna me motrën dhe për 2 ditë janë mbledhur 20 mijë dollarë dhe më është thënë në dhomë rrëfimi nga stafi që është hapur dhe nëse dëshiroj të mbyllet apo të vazhdojë dhe u ndjeva shumë keq sikur do të më mëshirojnë dhe i thashë të mbyllet në mënyrë të menjëhershme. Kur është mbyll ata kanë thënë që familja kanë dashur të abuzojnë me djalin që është brenda dhe i kanë marrë lekët për vete. Unë sot them para të gjithëve që atë shumë që është mbledhur 20 mijë dollarë, sapo të më kalojnë do e përdor për të blerë një banesë për një familje në nevojë kudo në Shqipëri e do të lidhem me shoqatat. Përveç stresit e gjësë së madhe që është bërë jashtë, gjëja që më ka vrarë më shumë është që njerëzit po hedhin baltë mbi nënën e motrën, është shumë e rëndë se nuk të do askush më shumë se nëna.”– tha Luizi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Si më le vetëm o vëllaçko?”, motra e Emilijanit në lot: Ma dogje zemrën!

Emiljan Pine është 37-vjeçari i vrarë mbrëmjen e kaluar...

Shtëpia molla e sherrit, korçari vrau 40-vjeçarin dhe më pas veten

Babai i autorit Ilo Lluka, i cili vrau mbrëmjen...

VIDEO/ Muçi driblon dy kundërshtarë dhe i jep mundësinë Rashicës për të shënuar, rasti i humbur nga sulmuesi shqiptar

Beshiktashi është gjysmëfinalisti i radhës në Kupën e Turqisë....

Sot i jepet lamtumira e fundit 26-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Prishtinë

Dy ditë më parë, një aksident i rëndë ka...