Makina luksoze, prona dhe biznese/ Konfiskohen dhjetëra pasuri të ‘Ben Qimes’ dhe Altin Çuçajt!

Date:

- Advertisement -

GJKKO ka konfiskuar pronat e Arben Isufajt i njohur ndryshe si (Ben Qimja) dhe Altin Çuçajt, pasuri të cilat dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e përfituara prej aktiviteteve kriminale.

Konkretisht në pronësi të Arben Isufajt, i cili është dënuar për grup kriminal, i janë konfiskuar një ‘Pulari’ me vendndodhje në fshatin në Grizë-Patos. Po ashtu i janë konfiskuar aksionet në shoqërinë ‘AKILI ALB’, rreth 19 mijë m2 tokë si dhe 6 makina.

Njoftimi i SPAK:

‘Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.53 datë 13.04.2023 ka miratuar vendimin nr.19/99 datë 09.05.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Me këta vendime, Gjykatat (me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme) kanë vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Altin Çuçaj (i dënuar për veprat penale të parashikuara në nenet 284/a dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar) dhe personave të lidhur me të si më poshtë:

1. Pasuri e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 902 m² dhe ndërtesë me sip.168 m², ndodhur në Vlorë në pronësi të shtetases A. Kondo.

2. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 105.6 m² dhe ndërtesë me sip.105.6 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.

3. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 500 m² dhe ndërtesë me sip.183 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.

4. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip.151 m² dhe ndërtesë me sip.62 m², ndodhur në Vlorë,në pronësi të M. Çuçaj.

5. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “C270CDI”, në pronësi të A. Çuçaj.

6. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Ford”, modeli “KUGA”, në pronësi të E. Çuçaj.

7. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “E350CDI”, në pronësi të M. Çuçaj.

8. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “TOYOTA”, modeli “YARIS”, në pronësi të M. Çuçaj.

9. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “ML320CDI”, në pronësi të B. Çuçaj.

Njoftim konfiskimi nr. 2

Në kuadër të procedimit pasuror nr.8/2021, regjistruar ndaj shtetasit Arben Isufaj, si subjekt i ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, i ndryshuar me ligjet nr.24/2014 dhe 70/2017 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, me vendimin nr.7 datë 30.01.2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme), ndërmjet të tjerave ka vendosur:
Pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara si më poshtë vijojnë:

1. Objekt “Pulari”, shoqëria tregëtare, e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, i përbërë nga 1 godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregëtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, i cili ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos;

2. 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt.L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011;

3. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier;

4. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas-Fier;

5. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier;

6. Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8, në pronësi të E. Isufaj;

7. Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ ML270CDI, në pronësi të Y. Isufaj;

8. Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ 300D, në pronësi të Y. Isufaj;

9. Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi DAIMLER CHRYSLER S500, në pronësi të A. Çako;

10. automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ S63 AMG, me numër shasie ËDD2211771A278411, ngjyrë Gri, në pronësi të A. Çako;

11. automjeti me targë AA721OB, lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8L, në pronësi të A. Çako;
Ky vendim ka marrë formë të prerë në datën 13.04.2023.’- njofton SPAK.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Pas blerjes së Moratas, “Milani” hidhet në sulm për sulmuesin e Dortmundit

Milani tani nuk e ka ndërmend të ndalet. Kështu,...

Pronari i “Kullës Hupi” kapet me Eni Çobanin: Do të shihemi në gjyqin e vërtetë

një ndërtesë të vjetër, të paktën 200 vjeçare,...

Ofertë zyrtare në tavolinën e koreanëve, destinacion i ri për Jasir Asanin

Jasir Asani është kthyer të luajë për Gëangju në...