Mbeti i paralizuar nga aksidenti, ecën pas 10 vitesh 40-vjeçari nga Holanda

Date:

- Advertisement -

Pak ditë më parë ishte lajm në të gjitha mediat e huaja rasti i një 40-vjeçari të paralizuar prej 10 vitesh, i cili në sajtë të Inteligjencës Artificiale ia doli që të ngrihet në këmbë.

Ai mbeti i paralizuar në një aksident me biçikletë para një dekade dhe së fundmi ka rifituar aftësinë për të qëndruar në këmbë dhe për të ecur natyrshëm, duke përdorur teknologjinë e re të trurit.

Neuroshkencëtarët në Ecole Polytechnique Federale de Lausanne (EPFL) në Zvicër kanë krijuar atë që ata e quajnë ‘urë dixhitale me valë’ e cila është në gjendje të rivendosë lidhjen e humbur midis trurit dhe palcës kurrizore. Kjo urë dixhitale është një ndërfaqe tru-shpizë e cila lejon Gert-Jan Oskam të rimarrë kontrollin mbi lëvizjen e këmbëve të tij, duke i mundësuar atij të qëndrojë në këmbë, të ecë dhe madje të ngjisë shkallët.

Ekipi tha se teknologjia e tyre gjithashtu i mundësoi Oskamit të rikuperonte disa nga funksionet e trurit që kishte humbur nga aksidenti i tij. Ai ishte në gjendje të tregonte aftësi motorike kur ura dixhitale ishte e fikur.

Sipas studiuesve, ky riparim dixhital i palcës kurrizore sugjeron se janë zhvilluar lidhje të reja nervore. Inxhinieri 40-vjeçar nga Holanda, jetonte dhe punonte në Kinë kur pësoi një aksident me biçikletë në vitin 2011. Ai plagosi shtyllën kurrizore dhe humbi lëvizjen në këmbë./euronews.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...