“Partizanin e donin kampion, e tani Teutën në Europë”, Dabulla: Titulli u vodh, së bashku me 1.2 mln euro

Date:

- Advertisement -

Rezart Dabulla, ish-lojtari i Tiranës, shpërthen për atë që u ndodhi bardhebluve. Ai thotë se Tiranës iu vodh titulli dhe paratë, teksa mendon se kjo mënyrë është modë vitet e fundit. Dabulla pranoi në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, se tani edhe Kupa është shumë larg për Tiranën.

Rezart, si i keni parë zhvillimet e fundit në kampionat?
Për mua ajo që ndodhi në Rrogozhinë ishte vjedhje. Tiranës i vodhën një kampionat dhe 1 milion e 200 mijë euro me një vendim që për mua nuk ishte penallti. Përse thoni kështu? Ajo farë penalltie, kushdo ekip tjetër që të ishte në Superiore dhe në kushtet e asaj ndeshjeje që po bëhej sfida, gjyqtari nuk ia jepte kundër. Nëse do të ishte Partizani, Vllaznia apo Laçi, Teuta, kushdo nuk ia jepte Tiranës atë penallti. Apo nuk do t’ia jepte kundra nëse skuadrat që thashë luanin për titullin kampion. Ne na japin për një arsye apo një tjetër. Si shkoi ndeshja, si u dha penalltia, m’u duk se na futën dorën në xhep. Na vodhën kampionatin dhe lekët, që në fund të fundit janë të rëndësishme.

Ju thoni titull, para, por skuadra është shkatërruar dhe nuk ka as lojtarë për finalen e Kupës së Shqipërisë?
Në këtë situatë që jemi, finalen e Kupës e kemi të vështirë që ta fitojmë. Finalen e Kupës 70% nuk e fitojmë. Situata është e rënduar nga ana psikologjike. Lojtarët janë të dënuar, morali ka rënë. Pak lojtarë kanë mbetur. Bëhen të gjitha bashkë. T’i mbledhësh të gjitha m’u duk një skenar i mirëmenduar.

Çfarë duhet të bëjë tani Tirana?
Tirana duhet të vazhdojë dhe të tregojë Tiranën në fushën e lojës. Të marrë pikët e veta. Edhe pse këto padrejtësitë po na bëhen shpesh, ne duhet të bëjmë Tiranën në fushën e lojës. Ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Stemën e klubit nuk e bëjmë dot pis edhe pse të tjerët duan të na bëjnë pis. Ne të respektojmë veten tonë, sepse të thuash respektojmë kampionatin është shprehje shumë e shëmtuar.

Një parashikim për ndeshjet sot?
Tani ndeshja nuk kthehet më. As lojtarët e dënuar. Mesa shoh këta duan që Teuta të dalë në Europë, duke fituar me Partizanin. Po u mund Tirana me Erzenin, Partizani mund të tolerojë që të dalin durrsakët në Europë. Shpresoj që këto që thashë të mos jenë të vërteta. S’kam asgjë me Partizanin…

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mund t’i bashkohet Kombëtares, Bayern Munich “mesazh” PUBLIK sulmuesit shqiptar

Dita e sotme është shumë e veçantë për një...

Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme...

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...