Me grua dhe dashnore, babai i Laert Haxhiut: Djali im është i martuar dhe me fëmijë, s’ka lidhje me Klean

Date:

- Advertisement -

Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu ka folur ditën e sotme në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi djalin e tij, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet e të birit me Klea Gjatën, e reja e cila u arrestua nën akuzë si bashkëpunëtore në disa krime në vendin tonë dhe më konkretisht, në vrasjen e Alban Semakut.

Qamil Haxhiu në emisionin “Breaking” ka hedhur poshtë akuzat se djali i tij është i përfshirë në vrasjen e Selmakut, pasi sipas tij, Laerti nuk ka qenë në Shqipëri kur ka ndodhur ngjarja.

Sai përket Gjatës, ai tha se lajmet që kanë dalë për të rrezikojnë t’i shkatërrojnë familjen Laertit, pasi ai është i martuar dhe ka një vajzë.

“Alban Selmakun nuk e njoh unë, si mund ta njohë djali im. Kur e kanë vrarë nuk a qenë djali im këtu. Pse i ngatërroni gjërat. Sa i përket vajzës, Laerti im është i martuar. S’ka lidhje fare me të.

Ka një vajzë 5-6 vjeç. Doni të shkatërroni një familje, edhe këtë doni të bëni. Kjo vajza mund të ketë dëshirë, si çdo vajzë që të ketë një të dashur me emër, pompoz dhe të zgjuar, por Laerti është i martuar dhe me tre fëmijë. Kështu po shkatërroni një familje”, tha ai./Albeu.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...