“Më ka ndihmuar Aishe Haklaj”/ I biri iu vra në Suedi, babai tregon mes lotësh historinë: E qëlluan pabesisht, u fut për t’i ndarë

Date:

- Advertisement -

Lauren Spaho një 20-vjeçar nga Korça u vra brutalisht më datë 8 maj në Karlstad të Suedisë nga disa persona me kombësi arabe. Babai i viktimës, Alket Spaho mes lotësh tregoi për emisionin “Pa Gjurmë” detajet e kësaj ngjarje makabër. Ai hodhi poshtë versionin e publikuar në media më parë, ndërsa pohoi se i biri u vra në pedonalen e qytetit.

“Ka qenë në pedonalen e qytetit me shokët e tij të shkollës së mesme. Djali ishte futur për të ndarë sherrin dhe është goditur pabesisht me një thikë. Goditja ka qenë vdekjeprurëse. Ai ka ndenjur 24 orë në koma dhe më pas ka gjetur vdekjen. Ka qenë në një bulevard, në pedonalen e qytetit, Nuk ka ndodhur në një diskotekë sic thuhet. Unë jam informuar nga policia e Korçës. Kur më njoftuan djali ishte akoma gjallë, ishte në koma. Jam nisur për në Maqedoni, pastaj më ka marrë doktoresha në telefon dhe më ka thënë që ‘djali juaj ndërroi jetë’. Mua ma kanë refuzuar lejen e kalimit dhe e kam pasur të pëmundur ikjen me urgjencë drejt Suedisë.” shprehet babai i Lauren Spahos.

Alket Spaho bëri thirrje për drejtësi, ndërsa lajmëron se nëse kjo gjë nuk vihet në vend atëherë ai do të bëjë vetëgjyqësi.

“Shtetasit që ma kanë goditur djalin janë me shtetësi të huaj, arabë. Ata kanë qenë në një shkollë tjetër. 3 janë arrestuar, kryesori ishte duke u arratisur për në Norvegji. Unë kam kërkuar dënim maksimal të personave sepse nuk dua të bëj vetëgjyqësi. Unë do të shkoj vetë në Suedi për të vijuar betejën për drejtësi.” – tha ai.

Gjithashtu babai i viktimësu shpreh mirënjohës për mbështetjen e madhe të shqiptarëve, pasi kostoja që kërkohet për kthimin e trupit në atdhe është e papërballueshme për familjen Spaho. Ndër personat që e kanë ndihmuar ai përmendi edhe Aishe Haklaj.

“Dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët që më kanë ndihmuar, sidomos ato në Suedi. Një prej atyre që ka kontribuar është Aishe Haklaj dhe e falënderoj jashtë mase. Unë kam komunikuar me të. Në përgjithësi të gjithë shqiptarët kanë ndihmuar. I jam të gjithëve mirënjohës.”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...

Pushimet e luksit të Asanit me të dashurën në Dubai, dedikimet romantike

Jasir Asani po shijon një periudhë të mirë si...

“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey Manajn: Të ndalen kërcënimet

Rey Manaj është një nga lojtarët më të përfolur...