Me sytë nga Zoti, tre fëmijët presin në shtëpi babanë në gjendje kome në Gjermani

Date:

- Advertisement -

Ka rezultuar me përmasa tragjike aksidenti i rëndë në një kantier ndërtimi në Hafen të Hamburgut në Gjermani. Katër shqiptarë punëtorë ndërtimi humbën jetën pasi skela që po punonin u shemb ndërsa një është në gjendje të rëndë shëndetësore.

33-vjeçari Alfred Visha, baba i tre fëmijëve të mitur ndodhet në gjendje kome në një spital të Hamburgut. Daja i tij tepër i shqetësuar tregon për News 24, se fati i keq bëri që ai të ishte bashkë më shqiptarët e tjerë mbi skelën e mbingarkuar kur materiale ndërtimi dhe hekuri i ranë përsipër.

Zemra e fortë duket se e shpëtoi 33-vjeçarin. Si shumë shqiptarë të tjerë, për të siguruar jetën e 3 fëmijëve të mitur në një fshat të thellë të Matit, Alfredi shkonte në Gjermani për punë sezonale cdo 3 muaj me pasaportë shqiptare, dhe më pas kthehej.

Dajes i kishte rrëfyer se në kantier punonte në të zezë, sfilitej me orare të tejzgjatura, me siguri të dyshimtë teknike dhe për gjithcka paguhej 10 euro në orë.

Një apel Luan Cemenja e ka për shtetin. Ai kërkon ndihmë pasi kushtet ekonomike te familjes në Mat janë të vështira. Cemenja identifikoi edhe një prej viktimave, punëtor ndërtimi në atë skele me origjinë nga Dibra.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Ai ka tradhtuar kombin”, pastor Pano kundër për krijimin e shtetit sovran Bektashi

Vendi po “vlon” nga ideja e hedhur për themelimin...

Nga 16 vite shofer kamioni te suksesi i biznesit familjar, Arben Dervishi rrëfehet për vitet e vështira në SHBA

Aktori Arben Dervishi u rikthye në teatër me shfaqjen...

Etrit Berisha te Barcelona? Do ishte kalim historik, ja e vërteta e “transferimit të ëndrrave”

A do të kalojë Etrit Berisha te Barcelona? Ky...