“Me zor po pres të jem pjesë e Europianit”, Ernest Muçin nuk e frikësojnë rivalët: Më mirë të ndeshemi me më të mëdhenjtë

Date:

- Advertisement -

Ernest Muçi ka dhënë së fundmi një intervistë për Erman Jasharin. Sulmuesi shqiptar ka prekur edhe çështjen e Kombëtares. Lojtari 23-vjeçar është shprehur se Euro 2024 është një ngjarje madhore për Shqipërinë, të cilën po e pret me padurim. Sa i përket grupit në të cilin është shortuar Kombëtarja kuqezi, Muçi nuk ndjen frikë. Përkundrazi, ai thekson se në kompeticione të tilla është më mirë të ndeshjes me më të mëdhenjtë.

“Ishte një arritje e madhe për vendin tonë që të shkonte në fazën e grupeve. Sigurisht që grupi është i vështirë, por mendoj se në këto lloj garash është më mirë të luash me të mëdhatë. Për mua është emocionuese. Me zor po pres të jem pjesë e këtyre ndeshjeve. Por tani jam i përqendruar te të qenurit i shëndetshëm. Ta përfundoj me sukses këtë kampionat, të fitojmë Kupën dhe pastaj të përqendrohem te ekipi kombëtar. Është një ngjarje shumë e madhe për ne si komb”, ka thënë Ernest Muçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related