Media portugeze mbi vrasjen e Ardian Nikulajt: Krimi mund të ketë lidhje me mafian shqiptare

Date:

- Advertisement -

Më 19 prill 2023, në Shëngjin portugezi Ruben Saraiva vrau biznesmenin Ardian Nikulaj te hoteli i tij, pasi u financua dhe u porosit nga Edmond Haxhia i cili ishte kthyer nga Anglia, aty ku jetonte.

Hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra, teksa planin për vrasjen e Ardianit e kishte bërë Edmondi.

Sipas hetimeve të ngjarjes, në kërkim për vrasjen makabre të Ardianit, janë Edmond Haxhia, me shtetësi shqiptare dhe britanike, Ruben Saraiva, shtetas portugez, Harry Simson, shtetas britanik, Thomas Mithan, shtetas britanik, Steven Hunt, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike.

Ndërkohë mediat portugeze kanë publikuar një artikull ku hedhin dyshimet se e përfshirë ka qenë mafia shqiptare, sakaq në Shqipëri u cilësua si një krim për gjakmarrje dhe jo portugezi Ruben Saraiva.

“Mercenari portugez i kërkuar nga policia për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri”, ka qenë titulli i lajmit ku jepen disa nga të dhënat lidhur me ngjarjen.

Media portugeze:

Mercenari portugez i kërkuar nga policia për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri

Krimi mund të ketë lidhje me mafian shqiptare. Një portugez është në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e një biznesmeni të lindur në atë vend. Krimi ndodhi një javë më parë dhe tashmë autoritetet kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj Ruben Saraivës, katër britanikëve dhe një shqiptari që udhëtuan nga Britania e Madhe për të kryer ekzekutimin.

Krimi mund të lidhet me mafian shqiptare dhe do të jetë një vrasje me porosi. Komandanti i policisë Muhamet Rrumbullaku, duke folur për mediat, identifikoi portugezin si autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt, në Lezhë.

Ekzekutimi është filmuar dhe tregon, sipas autoriteteve shqiptare, Ruben Saraiva që hyn në hapësirën ku ndodhej pronari i hotelit dhe qëllon shtatë herë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Tamit i dhamë paratë për 6 bileta të Europianit dhe s’na erdhën kurrë!”

Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë mashtrimi...

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...