Mjeku shqiptar: E vërtetë që mjekët divorcohen më shpesh, kolegun tim e la gruaja për trajnerin e fizkulturës

Date:

- Advertisement -

Një nga profesionet të cilat ka dhe numrin më të lartë të divorceve është ai i mjekut”, është ky konkluzioni i nxjerrë nga një studim i kryer së fundmi. Këtë e konfirmoi edhe neurokirurgu shqiptar në Spanjë Kita Sallabanda, i cili përmes një emisioni u shpreh se 80% e kolegëve të tij në spitalin ku punon në Spanjë janë divorcuar.

“Unë bëra specializimin e neurokirurgjisë në Barcelonë, dhe në shërbimin e neurokirurgjisë ku unë punoja, 80% e neurokirurgëve ishin të divorcuar ose u divorcuan pas martesës dhe u martuan me njerëz të tjerë. Dikush me një infermiere, dikush me një mjeke dhe disa të tjerë me persona jashtë profesionit. Ishte dhe rasti i një kolegut tim, të cilin e la e shoqja dhe u martua me trajnerin që bënte fizkulturë. Ndodh që mjekët të dashurohen dhe me pacientet, por janë raste më të shkëputura pasi nuk të lejon etika profesionale”, tha mjeku.

Pasi tregoi rastin e kolegut të tij, të cilin e la gruaja pasi u dashurua me trajnerin e fizkulturës, mjeku tha se martesa e tij mund t’i ketë shkuar ‘vaj’ pasi ai dhe gruaja e tij janë të dy mjekë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Tamit i dhamë paratë për 6 bileta të Europianit dhe s’na erdhën kurrë!”

Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë mashtrimi...

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...