Ndryshim drastik në pamje, FOTO: Shikoni si duken Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj pas ekstradimit nga Dubai

Date:

- Advertisement -

Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, dy eksponentë të krimit shqiptar dhe të kërkuar nga drejtësia për disa ngjarje të rëndë, janë ekstraduar në Shqipëri. Kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha se struktura të fshehta të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur arrestimin e tyre dhe aktualisht ata ndodhen në Tiranë.

Ata i fshiheshin prej vitesh drejtësisë shqiptare dhe qëndronin në Dubai, ku janë arrestuar e liruar herë pas herë në kushtet e mungesës së një marrëveshje ekstradimi. Është e paqartë sesi janë ekstraduar këtë herë, pasi kanë mbërritur me avion në Rinas dhe janë gati t’i dorëzohen SPAK.

Ndryshim drastik në pamje, FOTO: Shikoni si duken Plaurent Dervishaj dhe
Plaurent Dervishaj në ambientet e Policisë së Tiranës, Gusht 2024
Newsbomb.al ka siguruar fotot e Dervishaj dhe Meçaj, respektivisht i pari kunat i Lul Berishës dhe i dyti, ish-numri dy i Bandës famëkeqe të Durrësit, e cila drejtohej vite më parë nga Berisha.

Siç shihet dhe nga këto fotografi të shkrepura në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku këta shtetas u janë nënshtruar procedurave përkatëse për t’iu dorëzuar më pas SPAK, të dy kanë ndryshim drastik në pamje dhe nuk kanë lidhje me pamjet që qarkullojnë në internet.

Ndryshim drastik në pamje, FOTO: Shikoni si duken Plaurent Dervishaj dhe
Julian Meçaj në ambientet e Policisë së Tiranës, Gusht 2024
“Policia e Shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Mund t’iu themi që është bërë ekzekutimi i vendimit të tyre dhe ata ndodhen pranë dhomave të sigurisë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës për vënien në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme. Ja u ritheksova përmes një operacioni të fshehtë policor”, u shpreh Muhamet Rrumbullaku.

Julian Meçaj është cilësuar si numri dy i bandës së Durrësit, roli dhe ndikimi i të cilët u zbulua edhe më në detaje pas arrestimit të Adriatik Colit, një nga anëtaret e bandës. Më 20 qershor të 2019, Julian Meçaj iu bë atentat në Durrës teksa lëvizte me makinë me Plaurent Dervishaj dhe të dy mbetën të plagosur.

Ndryshim drastik në pamje, FOTO: Shikoni si duken Plaurent Dervishaj dhe
Kjo eshte fotografia qe Plaurent Dervishaj ne internet, e mbetur prej vitesh
Plaurent Dervishaj është kërkuar nga SPAK për një sërë ngjarjesh kriminale dhe deri pak kohë më parë ndodhej në Dubai, ku u arrestua dhe fitoi përsëri lirinë për shkak se mungon një marrëveshje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai është dhe kunati i Lul Berishës.

Dervishaj dyshohet se ka gisht në atentatin e nëntorit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur bashkë me pasagjerin tjetër Aleksandër Laho, ndërkohë vdiq në vend shoferi Andi Maloku.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj pritet të japë më tepër detaje për arrestimin e Dervishaj dhe Meçaj. Ajo që dihet deri tani është fakti se falë punës së strukturave speciale të Policisë së Shtetit, këta shtetas janë lokalizuar dhe arrestuar me sukses, dhe aktualisht ndodhen në bllokun e sigurisë në Tiranë, gati për t’iu dorëzuar SPAK.

© Newsbomb.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...

Mbante në kushte të papërshtatshme një shpend në shtëpi, e pëson ish-banori i Big Brother!

Dritan Brahimi është proceduar penalisht ditën e sotme pasi...

“Koncepti i gabuar për tradhtinë” Dajana Shabani: Kush kapet është amator

Mbremjen e djeshme në “D-Night”,tema ngacmuese ishte se çfarë...