“Ne jemi më të mirët, çmimi 20.000 £”, shqiptarët rikthejnë “në modë” kamionët për në Angli

Date:

- Advertisement -

Shqiptarët po braktisin kalimet me gomone në Kanalin Anglez nga frika se do të ndalohen dhe do të deportohen menjëherë në Shqipëri sipas projektligjit të ri.

Bandat kriminale po kthehen drejt kontrabandës së shqiptarëve në Britaninë e Madhe me kamionë, sepse ka më pak shanse që ata të kapen nëse arrijnë në Britani dhe e kanë më të lehtë për t’u zhdukur në të zezë.

Kërkesa e shtuar për trafikimin me kamionë ka bërë që çmimet e reklamuara në TikTok të arrijnë deri në 20,000 £ për emigrant.

Vitin e kaluar, shqiptarët përbënin 28 për qind të 45,755 personave që mbërritën me gomone. Për tre muajt e parë të këtij viti, më pak se pesë për qind e 3700 të mbērriturve në Britani mendohet se janë shqiptarë. Një zyrtar britanik tha:

Numri i shqiptarëve që kalojnë me varka të vogla ka rënë në mënyrë dramatike. Tani po shohim shifra shumë të vogla. Nuk jemi plotësisht të sigurt pse. Marrëveshja e kthimit me Shqipërinë dhe rritja e zbatimit është potencialisht një faktor, por do të shohim nëse do të qëndrojë i ulët.

Tani kontrabandistët reklamojnë në TikTok kalimet me kamionë e maune si 100% të suksesshme pavarësisht kontrolleve më të forta në portet e trageteve nga Franca, Belgjika dhe Holanda.

Kontrabandistët kërkojnë 20,000 £, një rritje prej 10 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe dyfishin e normës së një dekade më parë. Nē disa prej reklamave në TikTok thuhet:

Hej shqiptar. Jo 18 mijë. Jo 19 mijë. Udhëtim 20 mijë paund, hoteli ku do të qëndroni çdo ditë paguhet nga ne. Pra, shqiptarët nuk mashtrohen me çmime të ulëta.

Udhëtim nesër në kokën e kamionit. Kalimi 100%. Pagesa në mbërritje.

Udhëtim çdo javë për të gjithë shqiptarët. Ne jemi më të mirët për momentin dhe korrekt. Faktet flasin vetë.

Kontrabandistët e njerëzve reklamojnë gjithashtu marrëveshje në të cilat rregullojnë kontrabandimin e migrantëve në Mbretërinë e Bashkuar si “shoferët e dytë” në kamionët që sjellin mallra në Britani.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related