Në Spanjë i “tremben” Rey Manajt: Mbylli një sezon mbreslënës, numri 9 kushton 15 milionë euro

Date:

- Advertisement -

Rey Manaj ka mbyllur një sezon fantastik me Sivasspor në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar ia doli të “ringrihej” pas periudhës së vështirë që kaloi te Watford. Lushnjari qëndroi 6 muaj pa një ekip, teksa shpërthimi erdhi te Sivasspor.

Falë këtyre paraqitjeve në Turqi, 27-vjeçari siguroi edhe ftesën e Sylvinhos për Euro 2024. Ftesë e cila bëri shumë bujë, teksa për Manajn shkruajnë edhe në Spanjë. “El Mundo Deportivo”, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, i cili në të kalaurën ka mbajtur veshur fanelën e Barcelona B, ndërsa ka patur fatin të stërfitet edhe me yjet e ekipit A.

“Si një Feniks, sulmuesi shqiptar Rey Manaj është ngritur nga hiri dhe synon të bëhet një nga lojtarët më të spikatur të Shqipërisë për “Euro 2024”, i drejtuar nga një fytyrë e njohur për tifozët e Barcelonës, Sylvinho.

Nuk ka qenë aspak fushë me lule për sulmuesin, i cili madje kaloi 6 muaj pa ekip, pasi ndërpreu kontratën me Watfordin në kampionatit anglez, në shkurt 2023. Ai që ishte lojtar i Barcelonës B nga viti 2019 deri në verën 2021 diti të përfitonte nga “treni i fundit” që iu prezantua për të vazhduar në elitën evropiane.

Në vitin e parë në ligën turke, ai ka arritur të përfundojë një sezon mbresëlënës, duke marrë parasysh numrin e golave ​​të shënuar. Në fakt, Rey Manaj e ka përfunduar sezonin si golashënuesi i tretë më i mirë në elitën e futbollit turk, me 18 gola, pas dy golashënuesve të klasit botëror si Mauro Icardi (25 gola) dhe Edin Dzeko (21 gola).

Shifrat e sulmuesit shqiptar këtë sezon janë më inkurajueset: në 36 ndeshje që ka luajtur mes kampionatit dhe kupës, ai ka shënuar 22 gola (ka dhënë dhe 3 asiste). Pra, ka qenë thelbësore për Sivasspor, që skuadra e tij të përfundonte në vendin e shtatë në renditje. Puna e mirë si ‘9’ në Turqi i ka mundësuar Manajt të futet në listën e kombëtares shqiptare për Europianin e kësaj vere, rivalin e Spanjës në grupin B.

Sulmuesi ishte në prag të një rekordi me ekipin e parë, në vitin e parë të Ronald Koeman si trajner aty, më 2021. Manaj përfundoi një sezon të mirë me Barcelonën B, çka nuk kaloi pa u vënë re nga trajneri holandez, i cili e rekrutoi atë për përgatitjet parasezonale. Për shkak të situatës së vështirë financiare të klubit, u spekulua rreth një promovimi të mundshëm të shqiptarit në ekipin e parë.

Me situatën e tij në harresë, sulmuesi përfundoi duke u larguar nga “Can Barça” në ditën e fundit të tregut të transferimeve për te Spezia, atëherë në Serinë A, si huazim. Performanca e tij ishte diskrete dhe përfundoi duke u kthyer në Barcelonë, më pas u largua si lojtar i lirë tek Ëatford.

Në kampionat, ai gjithashtu nuk arriti të tregonte veten dhe një dëmtim në mes të sezonit çoi në ndërprerjen e kontratës me anglezët, me marrëveshje të përbashkët.

Pas 6 muajsh pa ekip, verën e kaluar mbërriti si lojtar i lirë te Sivasspori. Tashmë, në moshën 27-vjeçare ka arritur ta rinisë karrierën e tij dhe të fitojë interesin e skuadrave nga Franca dhe Spanja. Në klubin e tij vlerësohet 15 milionë euro”, shkruan media spanjolle.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ku i gjen lekët një 19-vjeçare? Hati Jasharit reagon ndaj kritikave: Po shijoj jetën me burrin tim

Personazhi i njohur i TikTokut Hati,, ka reaguar pas...

Paketa fiskale, a do të rikthehet tatim fitimi te bizneset e vogla?

Qeveria ka nxjerrë për konsultim draftin për strategjinë Afatmesme...