“Ne u tallëm me Andreas Ndojin”! Në Greqi flasin për mbrojtësin: Është me fat që nuk i erdhi ftesa e Kombëtares, kështu i kalon më mirë pushimet

Date:

- Advertisement -

Andreas Ndoji nuk është ftuar nga Greqia për ndeshjet e muajit qershor. Ky vendim erdhi si një bombë për mbrojtësin e Olimpiakosit që kishte refuzuar Shqipërinë dhe pasi u zgjidh problemi i dokumentacioneve, priste debutimin e tij me helenët.
“Gazzetta.gr” ka bërë një artikull ku e ka cilësuar si një tallje të madhe të Kombëtares së Greqisë me Ndojin këtë rast.

“Është me fat që nuk është thirrur nga Kombëtarja jonë, do t’i kalojë më bukur pushimet kështu. I thanë këtij djali se e duan në Kombëtaren e Greqisë. Ai shkoi që t’i thoshte JO Shqipërisë, vrapoi për të marrë të gjitha letrat e nevojshme dhe pas ndeshjes së fundit ndaj PAOK i thanë: “Bëhu gati për ndeshjet e Kombëtares”. Në fund nuk e thërriten”, shkruhet në median greke.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...