Nga “Kumbari”, tek të besuarit e Ervis Martinaj/ SPAK zbardh vrasjet e bujshme, para e flori në shtëpitë e bosave të krimit

Date:

- Advertisement -

SPAK zhvilloi sot një ndër operacionet më të rëndësishme, duke iu vënë pas disa nga personave më të rëndësishëm të botës së krimit në vend.

Përveçse shumave të mëdha të parave dhe flori, gjetur gjatë kontrolleve në banesat e bosëve të krimit, hetimet kanë çuar në zbardhjen e disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale.

Mësohet se është zbardhur ekzekutimi i biznesmenit Bardhok Pllanaj, të dielën e Pashkëve, më 4 Prill 2021 në Shkodër. I njohur me nofkën “Kumbari”, ndërtues i pallateve, por i skeduar dhe për trafik droge ishte nisur drejt Malësisë së Madhe, kur një skuadër qitësish profesionistë ju vunë në ndjekje dhe e vranë 50 metra larg shtëpisë, në fshatin Dobraç i Ri.

Po ashtu, dritë është hedhur edhe mbi atentatin e dështuar ndaj 33-vjeçarit Taulant Pepaj më 21 shkurt 2021. Interesante duket se SPAK ka zbardhur edhe përplasjet mes Durim Bamit dhe grupit Avdylaj, që nga miq u kthyen në rivalë.

Është zbardhur vrasja në 2021-in në zonën e Astirit e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit. Një tjetër rast, është atentati ndaj Can Karriqit, një prej njerëzve më të besuar të Martinajt, atentati ndaj Ylli Brahimit, apo ekzekutimi i Brilant Martinajt. Më tej burimet thonë, se janë zbuluar disa atentate dhe në Durrës, ngjarje ku përfshihen Plaurent Dervishaj dhe Endrit Dokle, dy personazhe të njohur të bandës së Durrësit.

Të gjithë emrat e përmendur kanë një pikë të përbashkët, emrin e Ervis Martinaj, i cili prej më shumë se dy vitesh është i zhdukur. RENEA-t dhe FNSH kanë kryer edhe sot kontrolle në banesën e tij në Fushë Kuqe, teksa ende nuk dihet nëse ai është gjallë apo jo.

Burimi i lajmit: gazeta-shqip.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...