Vëllai i Enkelejda Danajt: Burri e dh*nonte dhe kur ishte shtatzënë!

Date:

- Advertisement -

Dëshmi tronditëse janë zbardhur për vrasjen e 40-vjeçares Enkelejda Danaj, nga bashkëshorti i saj në Greqi.

Në një intervistë të dhënë për Protothemën, vëllai i viktimës është shprehur se motra e tij ka qenë nën dhunim të vazhdueshëm nga bashkëshorti i saj, të cilin e kishte denoncuar të paktën 3 herë në polici.

Vëllai ka treguar se Eduart Danaj, e ka dhunuar Enkelejdën dhe gjatë kohës që kjo e fundit ka qenë shtatzënë.

“Ai ishte i dhunshëm dhe përderisa kishte 3 kallëzime në polici, kishte mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues rrobash. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte…”, tregon ai për protothema.gr.

Danaj kërkon më tej drejtësi për humbjen e së motrës.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai i saj.

Për motrën e tij thotë se gjithmonë buzëqeshte pavarësisht vuajtjeve.

“Motra ime ishte një zonjë që i rriti fëmijët e saj me dinjitet dhe pavarësisht vuajtjeve ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje”, tha ai.

Eduart Danaj pritet që të dalë sot përpara Gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. Në një video-dokument të publikuar nga protothema.gr dëgjohen zërat dhe lutjet e gruas për ndihmë gjatë një përleshjeje të ashpër mes viktimës dhe autorit të ndodhur mbrëmjen e së hënës së kaluar.

Siç kishte thënë 40-vjeçarja në dëshminë e saj në atë kohë, ata kishin dy fëmijë, një vajzë 21-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar, por ata nuk kishin shkuar mirë si çift pasi kishte gjithmonë dhunë dhe kërcënime.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...