Një ekip mjekësor shqiptar po e vijon punën në terren, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

Date:

- Advertisement -

Teksa të gjithë ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat u dërguan për ndihmë në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit, e kanë përmbyllur misionin e tyre, një ekip mjekësor shqiptar ende po e vijon punën në terren, për t’u ardhur në ndihmë të prekurve.

Kështu njoftohet në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, ku një raport i gjerë dhe i përditësuar mbi tërmetin e një magnitude 7.8 Rihter, që tronditi gjithë botën, reflekton se ndër pesë ekipet e vetme mjekësore të mbetura në terren atje, është edhe një shqiptar.

Katër të tjerët janë ekipe nga Belgjika, Franca, Italia dhe Spanja dhe siç bëhet me dije në njoftimin për shtyp nga KE-ja, mbi 4 mijë njerëz janë ndihmuar prej tyre.

Angazhimi shqiptar në këtë aspekt, vjen si rrjedhojë e aderimit në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, ku vendet në ndihmë nga fatkeqësitë natyrore mund të kërkojnë ndihmë prej partnerëve.

Gjithashtu, angazhimi i Shqipërisë vijon edhe me ndihma materiale drejt Turqisë, ku vetëm të enjten e 23 shkurtit, dy kamionë të mbushur me shtretër, ngrohëse, tenda, batanije dhe artikuj ushqimorë, u mblodhën për të prekurit nga tërmeti dhe u dërguan drejt rajoneve turke.

Në të njëjtën kohë, gjatë ushtrimit të detyrës, ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit kanë ndihmuar në disa raste të nxjerrjes së trupave nga rrënojat, duke përfshirë edhe rrethana ku fëmijë janë shpëtuar të gjallë nën gërmadha.

Në tërësi nga Shqipëria, një ekip prej 80 personazh, mes të cilëve personel mjekësor dhe specialistë të kërkim-shpëtimit u angazhuan në terren.

Ekipet shqiptare madje, ishte ndër të parat të cilat iu drejtuan Turqisë menjëherë, një ditë pas tërmetit.

Në tërësi, duke llogaritur edhe fuqinë e brendshme, në Turqi u angazhuan rreth 250 mijë personel kërkim-shpëtimi dhe mjekësor në terren, me ndihma që erdhën nga 95 vende të botës, me mbi 9 mijë ekipe.

Bilanci gjithsesi mbetet tragjik, duke shënuar mbi 44 mijë viktima vetëm në Turqi dhe rreth 6 mijë të tjerë, në Sirinë fqinje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...