Një super mbrojtës i thotë “JO” Shqipërisë, largohet nga kombëtarja dhe vendos ta përfaqësoj Greqinë

Date:

- Advertisement -

Andreas Ndoj ka marrë dritën jeshile nga FIFA për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që të jetë pjesë e kombëtares greke. Futbollisti i Olympiacos ka marrë vëmendjen e mediave greke, duke u konsideruar si një prej afrimeve më të rëndësishme në përfaqësuesen e tyre.

20-vjeçari, vlera e të cilit llogaritet mbi 2 milionë euro, ka luajtur këtë edicion në 21 ndeshje me Olympiacos në kampionat, duke spikatur teksa ka shënuar edhe një gol ndërsa konsiderohet si një potencial për përfaqësuesen helene. Në mediat greke trumpetohet fakti se lojtari tani do të presë vetëm ftesën e trajnerit të Greqisë.

Ndoj është aktivizuar më skuadrën e 15-vjeçarëve të Shqipërisë, më pas është bashkuar me 17 dhe 19-vjeçarët e Greqisë, për t’u rikthyer tek Shqipëria për ekipet e 20 dhe 21-vjeçarëve.

Greqia duket se po nxiton për të marrë shërbimet e Ndojit, i cili është futur në listën e shumë lojtarëve që janë vënë para zgjedhjes së Shqipërisë dhe Greqisë. Mbetet për t’u parë nëse për ndeshjet kualifikuese të muajit qershor, Ndoj do të ftohet nga kombëtarja e Greqisë, çka do ta bënte zyrtarisht një lojtar të helenëve.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...