Nuk gjej qetësi derisa të zbardh vdekjen e vajzës time në Shqipëri”

Date:

- Advertisement -

Familja e një vajze britanike që humbi jetën në Shqipëri një vit më parë ka qindra pikëpyetje në lidhje me ngjarjen tragjike.

Rebecca Gannon, 29 vjeçe, u mbyt në Sarandë gjatë një zhytjeje.

Rebecca donte të plotësonte 30 zhytje në 30-vjetorin e saj dhe për këtë kishte zgjedhur Qendrën Diving Spiranca në Sarandë. Zhytja në Shqipëri ishte e 29-ta dhe e fundit, por përfundoi me vdekjen e vajzës në një thellësi jo më shumë se 7 metra.

George Gannon, 61 vjeç, babai i saj, në një intervistë për Sky News, thotë se autoritetet në Shqipëri i fshehin diçka.

“Ne ishim ulur si familje duke parë funeralin e Mbretëreshës, kur na trokitën në derë dy policë dhe thanë: “duhet t’ju themi se vajza juaj vdiq në Shqipëri”. Nuk kam mundur të qaj akoma, nuk kam mundur as të mbaj zi”.

George e ka kaluar pjesën më të madhe të 12 muajve të fundit në Shqipëri duke u përpjekur të zbulojë se çfarë ka ndodhur me të bijën.

“Nuk kam pasur asnjë ndihmë nga qeveria shqiptare, nuk kam pasur asnjë ndihmë nga qeveria britanike. Sapo kam qenë atje, jam përpjekur të kontaktoj me njerëz, por ata thjesht nuk flasin. Është sikur e gjithë situata është futur nën rrogoz, por unë nuk do të ndalem derisa të gjej drejtësinë”.

Gannon thotë se vdekja e Rebekës mund të ishte parandaluar dhe se vendi ku ajo vdiq ishte vetëm shtatë metra i thellë.

Ajo ishte zhytur 25-30 metra dhe vdekja e saj në vetëm shtatë metra ujë ishte katastrofike.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Çakalli zbret në Tiranë, kapet në shkallët e TKOB (VIDEO)

Një mëngjes aspak i zakontë në qendër të kryeqytetit...

Kjo është 19-vjeçarja që vrau babain me armën e tij të punës

Hygerta Meta është 19-vjeçarja që vrau dhe groposi në...

Do më fejonte me zor”, vajza vret babain dhe e gropos në oborrin e banesës

Horror në Shënavlash të Durrësit! Vajza ka vrarë babain...