“Nuk i përmend dot se na fikin derën”/ Artan Hoxha për bandat e Durrësit: Janë prishur balancat, ndikojnë në zgjedhje

Date:

- Advertisement -

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për situatën e krimit të organizuar në qytetin e Durrësit, ku gara elektorale për zgjedhjet vendore është mjaft e ashpër dhe organizatat kriminale kanë ndikim.

Hoxha deklaroi se në këtë qytet janë prishur balancat dhe të gjithë organizatat kriminale janë në krahun e mazhorancës. Ai tha se Durrësi është mjaft i rëndësishëm për krimin, për shkak të Portit ku hyn kokaina, projektit për kthimin e portit në një marinë jahtesh, kur sipas gazetarit do të pastrohen paratë e krimit dhe në përgjithësi për shkak se Durrësi është qytet ku kryhet pastrim parash në turizëm.

“Nuk kemi të bëjmë thjesht me banda, por kemi të bëjmë me organizata kriminale, që janë struktura të mirëfillta kriminale me imapkt të jashtëzakonshëm në njësinë vendore të Durrësit. Durrësi si bashki, është një nga bashkitë kryesore, nuk ka qenë kështu më parë. Durrësi ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e krimit sepse ka Portin dhe ka treg të madh turistik, ku investohen paratë e krimit. Të kesh kontrollin ne Durrës je shumë i avantazhuar për aktivitetin në të gjithë Shqipërinë.

Trysnia e ushtruar nga organizatat kriminale nuk ka qenë kurrë më parë në nivelin që është sot, në nivelin e kriminalitetit, vrasjet, shantazhi, presionet, ashtu edhe në pjesën tjetër, në lidhje dhe koordinim të strukturave kriminale me agjensitë e zbatimit të ligjit. Shikoni sa shpesh ndërrohen drejtorët e hipotekës në Durrës.

Sot Durrësi duke qenë porti më i madh, është porta nga hyn kokaina në vend. Ka vajtur 22 mijë euro kilogrami i kokainës. Pse? Sepse ka stok. Ata që marrin në kontroll portin, kanë interesa në fushatë zgjedhore, duan të ruajnë status quo. SPAK ka disa hetime që kanë të bëjnë me organizata kriminale, por kanë goditur organizata që i kanë dalë nga rreshti mazhorancës.

Nëse më parë kishte një lloj balance, ka kaluar tani e gjitha në të njëjtin krah. Ajo që shoh në Durrës, është që balanca dhe ekuilibri në botën e nëndheshme është prishur. Nuk di ndonjë grup të madh sot, edhe ata që nuk i përmendim dot sepse të fikin derën… Durrësi është bërë i rëndësishëm sepse opozita ka shanse të mira për ta fituar bashkinë, prandaj i kërkohet ndihmë atyre. Në një njësi vendore ku mazhoranca e ka të sigurtë, nuk i duhet aleanca me botën e nëndheshme.

Organizatat kriminale në Durrës janë shumë prezente. Nuk e di nëse zoti Igli Cara (kandidat i opozitës) ka patur problematikë direkte, me shantazhe dhe presione, por ajo që mund të them me të dhënat që kam në terren, më rezulton se pjesa dërrmuese e strukturave të krimit të organizuar, që merren me narkotrafikun, krimet e rënda, janë kundër zotit Cara”, tha Hoxha.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mund t’i bashkohet Kombëtares, Bayern Munich “mesazh” PUBLIK sulmuesit shqiptar

Dita e sotme është shumë e veçantë për një...

Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme...

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...