“Nuk i shikoj më kurrë ndeshjet e mia”, Haaland: Nuk mund të jetoj më normalisht

Date:

- Advertisement -

Erling Haaland po e ka të vështirë të përshtatet me jetën e tij të re, siç ka pranuar duke folur në televizionin norvegjez. Ai preferon të qëndrojë jashtë vëmendjes, por kjo është e pamundur me atë që ai ka bërë këtë vit me Manchester City.

“Tani ka disa njerëz të tjerë që më njohin, kështu që është më e vështirë të bësh shumicën e gjërave normale. Jeta ime ndryshoi. Nuk mund të jetoj më normalisht. Por kështu është, nuk do të ankohem për këtë”, thekson sulmuesi.

Megjithatë, ai preferon të jetojë në një rreth të ngushtë njerëzish të besuar dhe të shmangë jetën e një ylli. “Përpiqem të jem vetvetja sa më shumë që mundem dhe të rrethohem me njerëz të mirë dhe të ndershëm. Mendoj se ky është çelësi. Kjo është ajo që dua të kem dhe kam në jetën time”, thotë sulmuesi i kampionëve të Anglisë.

Po nëse shikon futboll në kohën e lirë? “ Po, shikoj shumë futboll, por nuk i shikoj më kurrë lojërat e mia. Shumica e futbollistëve e bëjnë këtë, por nuk mendoj se kjo ndihmon. Përkundrazi, unë mendoj se kjo të bën të mendosh shumë për gjërat”, përgjigjet ai. /G.D abcnews.al/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related