Nuk ka përballje me Francën, Gjermaninë dhe Anglinë, Shqipëria mund të shkojë në Europian nëkrahë të gjigantëve të Europës

Date:

- Advertisement -

Shqipëria po përjeton një nga momentet më të bukura në histori. Kuqezinjtë janë vetëm një pikë lart përsëritjes së suksesit të vitit 2016, kur për herë të parë u kualifikuan në Kampionatin Europian. Silvinjo po e prin ekipin tonë kombëtar drejt Gjermanisë, por tashmë pozitat ndryshojnë nga 7 vite me parë.

Nëse në 2016-n shkonim si debutues, tashmë kemi mundësinë të shkojmë si kokë grupi. Shqipëria ka shansin që për herë të parë të dalë e para në grup, çka mund t’i sigurojë edhe një vend në vazon e parë në shortin që do të hidhet në 2 dhjetor në Hamburg. Gjermania do të jetë automatikisht në këtë vazo, ndërsa së bashku me të do të jenë nedhe 5 Kombëtaret e tjera që renditen të parat në klasifikimin e përgjithshëm pas përfundimit të fazës kualifikuese.

Aktualisht Shqipëria gjendet në vendin e 5-të në këtë renditje të përgjithshme, me pikë të barabarta me Anglinë dhe 2 më pak se Skocia. Kështu ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe luhet për 6 pikët, të cilat mund ta dërgojnë Kombëtaren përkrahë gjigantëve të Europës dhe të sigurojë një short më të favorshëm për grupet e Kampionatit Europian 2024. Por për të arritur në këtë pikë, kuqezinjtë duhet të mbyllin grupin në vendin e parë dhe të kalojnë një prej Kombëtareve që gjendet sipër tyre në renditjen e përgjithshme të këtyre kualifikueseve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related