‘Fati Koçi’, ka gisht në ekzekutimin e Arjan Spahiut, ngjarje e ndodhur në Belgjikë në vitin 2020. Këtë e ka bërë të ditur, Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë. Sipas Ora News, Ky person ka treguar vendodhjen e “Arjanit të Vogël” tek grupi kundërshtar i vëllezërve Çopja, duke sjellë eleminimin e tij në 20 nëntor 2020, me 8 plumba.
Prokuroria e posaçme SPAK, i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve belge, për identifikimin e një personi me emrin “Fati Koçi”, i cili besohet shumë se është njeriu që ka shitur tek vëllezërit Çopja, Arjan Spahinë. Emri i “Fati Koçit” ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë SPAK, i cili ka treguar se “Fati” është djali i tezes së Eljo Bitrit, një personazhi tjëtër të arrestuar në Belgjikë për llogari të dosjes “Dumani”.
Sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit, “Fati” ndodhet në burg në Belgjikë dhe i përket moshës 45 vjeç, i gjatë diku tek 175 cm dhe është i shëndoshë dhe qeros.
“…me sa di, Fati e ka shitur Arjan Spahinë tek Çopjat…”-ka treguar para prokurorëve Nuredin Dumani.
Prezencën mbi aktivitetin kriminal të “Fati Koçit” në grupin e Arjan Spahisë, Dumani e nxjer edhe në ngjarjen kriminale të vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë. Arjan Spahiu, i ka dhënë paradhënie 50 mijë euro me qëllim vrasjen e Dorjan Shkozës. Ndërsa pas kryerjes së krimit, 50 mijë euro të tjera Spahiu, ja ka dërguar përmes kushërit të Eljo Bitrit, i quajtur “Fati Koçi”. Për shkak të kësaj dëshmie, SPAK i është drejtuar pak kohë më parë me një letërporosi Drejtësisë Belge, për të identifikuar personin me emrin “Fati Koçi”, që sipas Dumanit ndodhet në burg.