Olta flet për marrëdhënien me Luizin pas përfundimit të “BBVIP”: ‘Kemi projekte bashkë, miqësinë do e vazhdojmë’

Date:

- Advertisement -

Padyshim që “rivalët” e mëdhënj të këtij “BBVIP” ishin Luizi dhe Olta, dy banorë që u projektuan që në ditët e para deri në finale, ndërkohë që rivaliteti i tyre u pre në mes në momentin kur aktorja vendosi ta lërë shtëpinë mëtë ndjekur në Shqipëri për të qëndruar pranë familjes. Dashuri-urrejtja mes Oltës dhe Luizit u vu re edhe në momentin kur ajo doli dhe këngëtari u përlot, ndërkohë që në disa raste ata kishin thënë në program, se pavarësisht debateve e kundërshtive për lojë, jashtë do të ishin miq.

VIDEO nga momenti i Oltes

Këtë e ka konfirmuar edhe Olta gjatë Post-Big Brother 2 mbrëmjen e sotme, teksa gjatë një debati me Ronaldon, e akuzuar nga ky i fundit se e la shtëpinë “për të rregulluar imazhin” që e kishte “në tokë” nga rivaliteti me Luizin, aktorja tha se nuk e kishte bërë aspak për këtë. Ajo u shpreh se loja ka mbaruar dhe gjithcka e ka lënë brenda shtëpisë, ndërkohë jashtë ajo ka plane me Luizin që askush nuk i di (ndoshta filmi i shumëpërfolur?) dhe që ashtu sic ka konfirmuar më shumë se njëherë e vazhdon miqësinë me të dhe planifikon ta vazhdojë.

E meqë jemi tek planet që ata kanë bashkë, Olta ka deklaruar se do jetë pjesë e një filmi me një kast që “publikut nuk ja merr mendja” dhe Luizi sot, i ftuar në podcast-in e kryeministrit Rama tha se ka marrë propozime për të qenë pjesë e disa filmave në rol protagonist dhe me shumë gjasë planet e tyre për bashkëpunim përfshijnë pikërisht këtë. Por ndoshta bëjnë edhe ndonjë këngë, ose dicka tjetër që momentalisht nuk na shkon mendja.

/News31

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related