“Pamë një dorë”, dëshmitarët për tragjedinë në plazh: Ne u përpoqëm t’i shpëtonim por ishte e kotë

Date:

- Advertisement -

Vendi ynë është tronditur mesditën e sotme pasi në plazhin e Vilë-Bashtovës janë mbytur 3 persona, babai 55-vjeçar dhe dy fëmijët e mitur.

Babai, Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur përkatësisht 13 dhe 15 vjeç janë mbytur pasi nuk kanë mundur të dalin nga deti për shkak të rrymave të forta.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se në plazh nuk ka as roje dhe as vrojtues. Sipas tyre 3 pjesëtarët e familjes Halilaj do kishin shpëtuar nëse do kishte vrojtues plazji dhe ambulanca do kishte mbërritur më shpejtë.

Ato mblidhen të gjitha, po duhet të ketë kujdes për fëmijët në plazh në ujë, nuk ka roje, as vrojtues bregdeti. Edhe mund të shpëtonin nëse do të kishte roje. Ambulanca nuk hyri fare, i mori me mbulesa pasi pritën 20 minuta.

Pamë një gjë të zezë, bënë masazh njerëzit, mezi erdhi një ambulancë, kur dolën nga deti ishin të vdekur, po bënë shumë masazh, na erdhi shumë keq për ta, hynë pushues dy tre, hyri ai plaku me atë varkën, duhet të jenë këta të shpëtimit, ka shumë dallgë sot.

Ndërkohë të tjerë kanë treguar momentin kur babai dhe fëmijët e tij po kërkonin ndihmë, por nxjerra e tyre në breg dhe dhënia e ndihmës së parë ishte e kotë pasi ata kishin humbur jetën.

Kishte dallgë, sapo erdhëm në mëngjes e pamë që kishte dallgë, fëmijët tentonin shumë të hynin, më erdhi e papritur se vetëm një moment pamë që një ndër personat që ishin aty ngriti dorën dhe në atë moment u turrëm, isha aty afër, ishte një me kajak, u turrëm dhe i kapëm, i nxorëm në breg i shtrimë, menduam se ishte një, kur pamë që ishin tre veta, ai babai ishte i bëshëm mezi e nxorëm, i nxorëm në breg dhe kush mundi nisi t’i bënte masazh.

Nëse edhe më shpejt nëse do të kishte pasur ndihmë mjekësore edhe do të ishte evituar, pashë që u sensibilizua e gjithë shoqëria aty, por ishte e kotë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shtet si Vatikani për bektashinjtë në Tiranë, Baba Mondi: Nuk jemi pyetur

“Na ka befasuar”. Ky ishte komenti i parë që...

Bajerni i Mynihut është i uritur për trofe, shënon 20 gola në 3 ndeshjet e fundit

Sezoni i shkuar shkoi si rrallë herë në historinë...

VIDEO/ Super Edon Zhegrova, “dardani” shënon dy gola në pak minuta

Edon Zhegrova është duke kaluar një super moment me...

Lojtari bardheblu ‘rrëqeth’ para derbit: Forca Tirona, fito për Gertin

Duhen edhe pak orë deri në mbrëmje atëherë kur...