Pamjet që “fundosën” vrasësit e Nikulajt, mes tyre dhe një vajzë (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Ishin këto pamje të kamerave të sigurisë që i bindën hetuesit për lidhjet mes 6 personave të shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së Ardian Nikulajt. Tv Klan ka siguruar këto video, të administruara nga grupi hetimor që kanë fiksuar lëvizjet e autorëve para ekzekutimit të biznesmenit më 19 Prill.

Video kur jane ne hotel

Aty shfaqen 4 shtetasit britanikë, që në këtë ngjarje kishin rolin e vëzhguesit mes të cilave dhe një kjo vajzë që shihni në foto, vrasësi portugez Ruben Saraiva.

Siç shihet edhe në këto pamje, ato shfaqen duke hyrë në hotel ‘Coral’, në pronësi të viktimës nën shoqërinë e shtetases angleze, Harriet Bridgeman.

Duke u prezantuar si turistë, lokalin e viktimës e frekuentonin shpeshherë edhe britanikët e tjerë, të cilëve u ishte ngarkuar detyra për të vëzhguar lëvizjet e biznesmenit 51-vjeçar.

Ndërsa këto janë pamjet kur britaniku Harry Simson, hyn në restorant Coral. Fillimisht ai komunikon me një nga personat e punësuar dhe më pas ulet në një prej tavolinave. Siç e shihet në këtë video në dorë, ai ka telefonin me të cilin komunikon dhe që sipas grupit hetimor raporton për lëvizjet në brendësi të lokal.

Çdo informacion i përftuar nga 4 vëzhguesit britanikë, hetuesit dyshojnë se i përcillej vrasësit portugez, Ruben Saraiva. Ky i fundit ndonëse është kujdesur për të mos u ekspozuar në kamerat e sigurisë i pamaskuar, policia dhe prokuroria ka përftuar pamje të tij vizive para vrasjes.

Tv Klan ka siguruar edhe këto foto të marra nga disa kamera sigurie ku shihet vrasësi portugez teksa lëviz me një makinë tip ‘Golf’ së bashku me Edmond Haxhian.

Ky automjet rezultoi i marrë me qira disa javë para ekzekutimit të Ardian Nikulajt nga Edmond Haxhia, i cili rezulton djali i dajës së personave me të cilët viktima ishte në hasmëri prej më shumë se 20 vitesh.

Pamjet e përftuara, makinat e sekuestruara, motori dhe veshjet e përdorura nga autori sipas policisë dhe prokurorisë kanë provuar dhe dokumentuar se të gjithë mekanizmin e vrasjes së biznesmenit 51 vjeçar, në lokalin e tij në Shëngjin mesditën e 19 Prillit./Tv Klan

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...