Karamuço: Ardian Nikulaj nuk u vra për gjakmarrje!

Date:

- Advertisement -

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se Ardian Nikulajt nuk u vra për gjakmarrje dhe se policia duhej të ishte më e rezervuar me përcaktimin e motivit.

Policia duhet të jetë më e vëmendshme pas kësaj ngjarjeje, sipas ekspertit, ndërsa shtoi se mund të ndodhin ngjarje të tjera shumë të rënda pas ekzekutimit të biznesmenit.

‘Unë e kam dëgjuar edhe dje drejtorin e Policisë së Shtetit, por është ende herët. Unë do ta marr me rezervë gjakmarrjen hë për hë , e para duhet të arrestohen vetë personat, e dyta më pas të merren në pyetje, të kryqëzohen më pas me radhë derisa të dalim tek motivi i vërtetë.

Edhe për një fakt tjetër, sepse duke i dhënë këtë motiv kemi një gjendje shumë të nderë në zonë, kur flasim për Lezhën. Ku thuhet gjakmarrje, familja e viktimës do të gjejë një mënyrë tjetër si do të hakmerret ndaj…do eci ajo sagë e filluar që në vitet 2000.

Policia duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje parandalimit të ngjarjeve të tjera shumë të rënda që kanë ardhur dhe do të vijnë si pasojë e kësaj ngjarje’, tha Karamuço.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...