Pas blerjes së Moratas, “Milani” hidhet në sulm për sulmuesin e Dortmundit

Date:

- Advertisement -

Milani tani nuk e ka ndërmend të ndalet. Kështu, pasi kanë mbyllur me sukses marrëveshjen me Alvaro Moratan, kuqezinjtë janë gati të kompletojnë goditjen e madhe: blerjen e Niclas Fullkrug duke kompletuar sulmin që do të ketë në dispozicion Paulo Fonseca-s (duke shtuar kilogramë e centimetra).

Bisedat me palëve, kanë nisur prej disa ditësh dhe në orët e fundit është arritur marrëveshja edhe për pagën. Por tani vjen pjesa e vështirë, sepse duhet të bindet Borussia e Dortmundit, që zotëron kartonin e sulmuesit.

Duhet gjetur ekuilibri mes kërkesës dhe ofertës: 15 milionë euro do të jetë oferta fillestare, pastaj do të shihet se ku do të jetë pika e bashkimit.

E sigurt është se Milani e do një lojtar fizikisht të fortë dhe me shumë përvojë, gjë që do t’i lejonte Fonsecas të mendonte edhe për një formacion me dy sulmues. Një zgjidhje që aktualisht është vetëm e imagjinueshme, por sigurisht interesante.

Drejtuesit e Milanit, në fakt, nuk janë të fokusuar vetëm në përforcimin e repartit të avancuar, janë edhe emra të tjerë në diskutim si Fofana, Samardzic, Pavlovic apo Hermoso. Aty ku negociatat mund të zhvillohen më mirë, do të mbërrijë tymi i bardhë.

Asnjë revolucion total si një vit më parë, thjesht do të afrohen elementët e duhur për të forcuar një skuadër që sigurisht ka nevojë për vlera të shtuara, si edhe largime. Gjithçka do të ndodhë hap pas hapi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...