Pas Megi Doçit, ‘i vjedhin’ trofeun e ‘Këpucës së Artë’ edhe Gerald Kubazit! (SKANDAL)

Date:

- Advertisement -

Futbolli shqiptar vazhdon te prodhoje skandale. Ndeshjet e fundit te kampionatit po dhurojne shume supriza ne disa prej tyre dhe tashme gara eshte spostuar tek trofete simbolike te “Kepuces se Arte”.

Megi Doçi e Vllaznise pak dite me pare akuzoi menyren si ia kishin vjedhur kete trofe ne ndeshjen e javes se fundit kur ajo shenoi nje gol, ndersa rivalja e saj, Troka e Apolonise, duke luajtur “me laps e leter” shenoi 6 gola dhe ne fund u shpall golashenuesja me e mire me 66 gola, nderkohe qe Doçi mbeti me 65.

E njejta gje ndodhi sot edhe tek kampionati i 17 vjeçareve. Gerald Kubazi i Vllaznise pas ndeshjes se djeshme ndaj Internacionalit ku shenoi 3 gola, arriti ne kuoten e 30 golave dhe shpresonte te ishte ai fituesi i “Kepuces se Arte”, duke qene se ndjekesi me i afert i tij, Olsi Myrta i Laçit kishte 25 gola dhe sot do te luante ne Korçe ndaj Skenderbeut.

Dhe ndodhi ajo qe pritej. Skenderbeu fiton 7-6 ndaj Laçit, por te gjashte golat per kete te fundit, kane te njejtin autor- Myrten. Nje shifer e llogaritur mire sepse me kete kuote golash, laçiani u ngjit ne kuoten e 31 golave dhe ne kete menyre eshte ai golashenuesi me i mire i kampionatit!!!!

Sigurisht qe nuk kemi asgje me Myrten sepse mund te jete vertete nje lojtar i mire, por eshte e palogjikshme qe Laçi i vendit te parafundit ne renditje, te shenoje 6 gola ne Korçe dhe me te njejtin autor. Ashtu siç eshte e palogjikshme qe nga 40 golat qe kurbinasit kane shenuar gjate gjithe kampionatit, 31 mbajne “firmen” e ketij lojtari.

Dhe te llogarisesh se Vllaznia i ka patur tre ndeshjet e fundit te kampionatit thjesht per t’i luajtur ngaqe titullin kampion e kishte siguruar dhe padyshim qe mundesite per Kubazin qe te shenoje goleada kane qene te pafundme por ai dhe stafi i skuadres nuk e donin kete gje.

Madje ne ndeshjen e djeshme, trajneri Lika nuk e ka aktivizuar sulmuesin e tij per 90 minuta sepse nuk kishte prioritet golat pa limit te tij, por ato te merituar. Megjithate nuk kane menduar keshtu sot ne ndeshjen Skenderbeu- Laçi ku eshte luajtur nje teater dhe si rrjedhoje Olsi Myrta me 6 golat e tij eshte shpallur golashenuesi me i mire i kampionatit.

Ne tre ndeshjet e fundit te Vllaznia U17, Kubazi ka shenuar 5 gola, ndersa Myrta vetem ne ndeshjen e sotme ka shenuar 6 gola, sepse ne fakt aq i duheshin per t’u ngjitur ne krye te renditjes se golashenuesve me te mire te kampionatit.

Megi Doçi e ngriti zerin fort pak dite me pare pasi “ia vodhen” kete trofe simbolik, pikerisht me te njejtat menyra dhe mbase kete gje duhet ta bejne edhe drejtuesit e Akademise Vllaznia sepse Geralb Kubazi e meriton kete trofe simbolik me golat e shkelqyer qe ka shenuar./SHKODRA-SPORT.COM/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...

Pushimet e luksit të Asanit me të dashurën në Dubai, dedikimet romantike

Jasir Asani po shijon një periudhë të mirë si...

“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey Manajn: Të ndalen kërcënimet

Rey Manaj është një nga lojtarët më të përfolur...